Basha: Dako mbrohet nga Rama edhe pse SHBA e shpalli non grata

Basha: Dako mbrohet nga Rama edhe pse SHBA e shpalli non grata

09:49, 03/08/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sot ndaj faktit që Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për Vangush Dakon, anëtarin e kryesisë së PS-së, krahun e djathtë të tij dhe njëkohësisht edhe bankomatin.

Basha thotë se Rama bën sikur nuk e di dhe nuk e sheh, atë që e kanë parë të gjithë shqiptarët.

‘Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin’, shkruan kreu i opozitës Lulzim Basha.

Reagimi i plotë i kreut të demokratëve, Lulzim Bashës:

Hajduti psiqik po bën ç'të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako.

Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria.

Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për ‘përfshirje në raste të mëdha korrupsioni’ ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni.

Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama.

Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista.

Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin.

Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët Rama vjedh dhe grabit çdo ditë shqiptarët.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari03/08/2019 10:36

Shqiperia nga mosvemendja e SHBA dhe BE po kthehet si Sicilia e viteve 1970-1980 Shqiperia eshte turpi i politikes shurdhe, qorre dhe memece te BE! Veshja e Rames si klloun dhe karagjoz eshte nje tallje me popullin shqiptar me BE dhe SHBA! Me ate veshje skandaloze Rama nuk injoron veten, por po i injoron te gjithe, duke iu thene populli shqiptar eshte kaq i mbaruar, kaq pa dinjitet sa pranon per kryeminister nje karagjoz, hajdut te drogura! Ai po tallet me SHBA dhe BE, qe ju jeni kam te mbaruar sa qe pranoni per partner strategjik dhe politik nje karagjoz si une! Ketu Rama ka plotesisht te drejte! Ai nuk i nxorri gjuhen dhe nuk perqeshi Paloken ne Parlament, por i nxorri gjuhen dhe perqeshi popullin shqiptar, SHBA dhe BE!

Shqiptari03/08/2019 10:31

Z. Basha! Lerini, ju lutem, komentet dhe thirrjet neper rrjetet sociale! Cfare maskaralliku qeveritar mafioz!!!!! A i ka informuar opozita Kongresin e SHBA, DASH, Komisionin Evropian, OSBE/ODIHR, Ambasaden e SHBA, Bundeshtagun Gjerman, Angela Merkel, Emanuel Macron, Qeverine italiane dhe FBI, per keto mafiozlleqe qe po ndodhin ne Shqiperi??? Si ndihet ambasadori i BE Soreca sot? A i vjen turp nga Soreca i dikurshem? A i vjen ndopak turp ambasadorit te OSBE Borchardt qe eshte gjerman? Ku eshte fshehur Borchardt? Ku mutin eshte futur? SHBA dhe komuniteti demokrat nderkombetar duhet te nderhyjne urgjentisht deri edhe ushtarakisht si ne Irak dhe Libi, per te mbrojtur lirine dhe demokracine e popullit shqiptar. Duhet te nderhyjne konkretisht dhe realisht dhe jo me "diplomaci" per te shmangur krijimin e nje Koreje te Veriut ne mes te Evropes.

Shto koment

Denonco