Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat nga mjediset e presidencës.
Menjëherë ai ka bërë publike edhe arsyet e kësaj konference.
Sipas presidentit zgjedhje të ligjshme në Shqipëri ka vetëm në 13 tetor dhe në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje në Shqipëri.
Meta u shpreh se kriza në Shqipëri nuk është vendore, por më e madhe.
‘Në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme në Shqipëri.
Zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor. Arsyet pse unë e kam zgjedhur këtë datë ka të bëjë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve dhe ka të bëjë edhe me datën 17-18 tetor.
Kriza jonë nuk është krizë vendore, por shumë më e madhe’, tha ndër të tjera presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për mediat.
© SYRI.net