Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Basha nga Korça: I qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo pazarit

Basha nga Korça: I qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo pazarit

13:11, 31/07/2019
A+ Aa A-

Kreu demokrat ka folur nga Korça për situatën në të cilën ndodhet vendi.

“Zgjedhje të parakohshme, po. Pazar me Edi Ramën, jo! Opozita e Bashkuar i qëndron deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo pazarit” ka thënë kreu demokrat.

“30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor”. Me këtë qendrim të mbajtur në takimin me drejtuesit e strukturave të degës së PD të Korçës, lideri i opozitës Lulzim Basha, theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale.

“Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve”- tha zoti Basha, i cili theksoi edhe shkeljet kryesore të konstatuara  nga raporti i OSBE-ODIHR, që e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.

·        Procesi i votimit pa dekret

·        Mohimi i të drejtës së opozitës për të patur përfaqësuesit në proces

·        Votimi me 1 kandidat,

·        Regjistrimi i patericave të pushtetit në mënyrë të paligjshme

Kreu i opozitës u shpreh i sigurt e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.”- u shpreh zoti Basha në Korçë, duke refuzuar prerë çdo përpjekje për pazar.

“Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% "Rama ik".- tha zoti Basha në Korçë.

Kreu i opozitës theksoi se fundi i këtij regjimi do të vijë me zgjedhje të lira. “Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa”- theksoi lideri i opozitës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Askushi 31/07/2019 17:42

    i dashur Osum. Une nuk po fyej askend. As ty. Ti qe po flete keshtu gabohesh rende. Kontibutin tim ti as qe e imagjinon dot zoteri. Kontributi im ka zanafillen qe ne 1941 kur familjaret e mi jane vrare, jane burgosur, dhe si je njeri qe ka te vrare ne familjen e tij, ti duhet ta kuptosh se une nuk munde te beje pazare me gjakun e tyre. Une jame nje nga me te angazhuarit dhe ne te gjitha protestat, e deshtuara fatkeqsisht te bera deri me tani. Prandaj me vjen keq qe e kthene ne personale. Une nuk jame me individet ne PD. Une jam me PD dhe ata qe e cojne perpara PD-n, dhe sigurisht nuk jame me ata qe po e cojne drejte shperberjes, qofte ky dhe vellaj im. Do te uroja shume, dhe do te isha i lumtur qe Lul Basha te jete personi i duhur, i besuar per ta cuar perpara te djathten, vendin qe cdo dite po shkone drejte humneres. (meqe u more me emrin tim "Askushi", sigurisht qe une e ndjej veten askushi perpara nje shoqerije, perpara figurave intelektuale etj. Kjo eshte thjeshtesija, modestija ime. Nuk dua te merrem me emrit tent O Sum...) Uroj qe gjerat te hecin mire, ne te miren tone, te shqiptareve...

    Osumi31/07/2019 15:20

    Askush! Vertet duhet te jesh askushi, ti dhe sera jote nese ke qene ndonje dite anetar i PD, e cuat ate ne dite te veshtira, por fatmiresisht sera juaj pak nga pak po perfundon atje ku e kane vendin. E sigurisht meriten kryesore per ngritjen e PD atje ku e ka vendin si parti e lirise do apo nuk do ti dhe sera juaj eshte merite e liderit te saj Z. BASHA.

    Askushi31/07/2019 14:20

    Pazaret i dashur Luli, i ke bere qe kur ke marre kryesin e PD. Tani je vetem duke bere detyren qe ke marre persiper, shperberjen e PD dhe zgjatjen e jetes se PS PP. fatkeqesisht eshte keshtu. Une qe po te shkruaj, kam harxhuar munde e djers e miliona per PD, por fatkeqsisht ndjehemi te tradhetuar.

    Shto koment

    Denonco