Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Nishani: Loja e pushtetit monist për ti përçarë artistët, e njëjtë me sjelljen mafioze

Nishani: Loja e pushtetit monist për ti përçarë artistët, e njëjtë me sjelljen mafioze

15:00, 28/07/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook ndaj sjlljes se kreut të qeverisë me artistët dhe inisiativës së tij për te prishur godinën e Teatrit dhe përçarjes së artistëve.

“Korrupsioni mafioz dhe përdhosja e dinjitetit të shumicës dërrmuese të shoqërisë nuk mund të fshihet më pas maskave të propagandës komsomolase që rilindi për fat të keq ndër ne, por që po shuhet me shpejtësi, për fat të mirë, prej nesh”.
“Vetëdijen humane nuk mund ta blej dot askush !”, shkruan Nishani.

Ja postimi i plotë i tij

Loja e pushtetit monist e më okulti në 30 vitet e fundit, me artistët për ti përçarë, e njëjtë me sjelljen mafioze të tij ndaj revoltës së fundit studentore.
Artistët e duan, e kanë kërkuar, e mbështesin dhe e meritojnë Teatrin e ri, në respekt të pacënuar të trashëgimisë së tij historike e arkitekturore siç i rezistoi edhe diktaturës.

Por, të gjithë ata janë kundër vjedhjes së pronës së kulturës sonë, të gjithë ata janë kundër simbiozës pushtet/mafia mbi të drejtën, pronën shtetërore, trashëgiminë kulturore, dinjitetin, ligjin, të drejtën e një shoqërie të tërë.

Korrupsioni mafioz dhe përdhosja e dinjitetit të shumicës dërrmuese të shoqërisë nuk mund të fshihet më pas maskave të propagandës komsomolase që rilindi për fat të keq ndër ne, por që po shuhet me shpejtësi, për fat të mirë, prej nesh.

Vetëdijen humane nuk mund ta blej dot askush !

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco