VIDEO/‘Teatri, lojë 200 mln euroshe’! Basha: Ja plani Rama-Veliaj-Mafia

VIDEO/‘Teatri, lojë 200 mln euroshe’! Basha: Ja plani Rama-Veliaj-Mafia

10:52, 28/07/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka cilësuar çështjen e Teatrit Kombëtar një “lojë” 200 milionë euroshe. Përmes një mesazhi në “facebook”, Basha shkruan se hajduti psiqik Edi Rama nuk ka asnjë interes për teatrin e ri pa kulla.

Sipas tij, afera me teatrin është për kullat e për të futur në xhep plot 200 milion euro. Mes të tjerash, kreu i PD publikon dhe një video, sipas të cilit përshkruhet plani Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës.

“Puna e Teatrit është “loja” 200 milionë euro! Hajduti psiqik Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla.

Ndiqni më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 28/07/2019 16:44

Sigurisht qe shembja e teatrit eshte nje nga problemet aktuale, por me madhore jane problemet e tjera shume me te medha, mafja, droga, pastrimi parave, Tahiri, balili,pergjimet, 30 qeshori,........dhe 100 te tjera....me duket se opozita po bene nje loje me Ramen.....po i harrojme protestat e popullit me sakrifica te medha...po ndiej ere tradheti.....

Shto koment

Denonco