Meta ‘çmonton’ propagandën sorosiane: Sulm ndaj sovranitetit të Shqipërisë dhe kufijve të Kosovës

Meta ‘çmonton’ propagandën sorosiane: Sulm ndaj sovranitetit të Shqipërisë dhe kufijve të Kosovës

21:28, 23/07/2019
A+ Aa A-

Në asnjë gjykatë të Republikës së Shqipërisë apo Gjykatë ndërkombëtare nuk ka asnjë ankesë ndaj dekretit të presidentit.

Kështu u shpreh në intervistën e tij për "Tempora" në Ora News, presidenti i Republikës Ilir Meta.

"Bini pre padashje e një propagande ‘sorosiste’ që përsërit gjithmonë të njëjtën gjë, të njëjtin refren, jashtë çdo fakti, jashtë çdo akti, që është pikërisht ky që, edhe sot e kësaj dite, në asnjë gjykatë të Republikës së Shqipërisë dhe po kështu në asnjë gjykatë ndërkombëtare që ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk ka një padi apo një ankesë ndaj Dekretit të Presidentit të Republikës2, tha ndër të tjera Meta.

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetarja: Më shumë se cilin keni shkelur, po mbi ç’ligj jeni bazuar. Ju ma thatë qartësisht ‘pluralizmi’.

Presidenti Meta: Janë ta qarta. Ajo që dua t’ju them ju është sepse, edhe ju ndoshta ndonjëherë edhe pse jeni gazetare me shumë përvojë, bini pre padashje e një propagande ‘sorosiste’ që përsërit gjithmonë të njëjtën gjë, të njëjtin refren, jashtë çdo fakti, jashtë çdo akti, që është pikërisht ky që, edhe sot e kësaj dite, në asnjë gjykatë të Republikës së Shqipërisë dhe po kështu në asnjë gjykatë ndërkombëtare që ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk ka një padi apo një ankesë ndaj Dekretit të Presidentit të Republikës.

Gazetarja: Kishte një zgjidhje fjalësh shumë interesante, janë disa tema që ju vetëm në një fjali keni hapur horizontin për të marrë drejtimin e bisedës. Unë do të ndjek pak atë logjikë që kisha nisur që në fillim dhe do të ndalem edhe tek propaganda ‘sorosiane’, dhe tek fakti që unë si gazetare me përvojë nuk arrij dot që të dal.... 

Presidenti Meta: Unë kërkoj ndjesë..... 

Gazetarja: Jemi pushtete të pavarura zoti Meta, kështu që nuk ka problem. Unë jam pushteti i katërt dhe ndihem komode.

Megjithatë kam një pyetje. Është fiksuar në kujtesën kolektive shqiptare batuta e famshme e Ilir Metës, jo vetëm si President, prandaj dhe referova me emrin tuaj të përveçëm, “me qetësi dhe dashuri”. Është zëvendësuar krejt papritur nga sarkazma, ironia, shpeshherë dhe nervozizmi.  Pse ky ndryshim?

Presidenti Meta: Së pari, një President, mendoj se duhet gjykuar nga aktet që Ai bën edhe sa këto i shërbejnë interesit publik edhe interesit kombëtar, dhe në këtë drejtim duhet të kemi parasysh që anëtarësimi i Shqipërisë në Europë dhe në këtë këndvështrim dhe çelja e negociatave, janë interes kombëtar, sepse ky është një drejtim strategjik i përcaktuar që nga studentët e Dhjetorit ku unë kam kam qenë një prej tyre, e deri më sot nga të gjithë shqiptarët.

Së dyti, këto historitë – Pse e tha kështu Presidenti, pse e tha ashtu. Pse doli, bëri postim në plazh me rroba plazhi dhe nuk doli me kostum dhe me kollare, që të tregonte seriozitet.... 

Gazetarja: Keni pasur goxha kritika.

Presidenti Meta: ...Këto janë tamam histori ‘sorosiste’. Presidenti gjykohet nga aktet. Cili akt i Presidentit ka sjellë një dëm për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për qytetarët shqiptarë, për interesin publik, interesin kombëtar për integrimin europian. 

Përkundrazi, të gjitha aktet kanë synuar pikërisht këtë gjë. Pra, që të mbrojnë këto interesa. Të mbrojnë Kushtetutën dhe parimet e saj, dhe kjo është detyra parësore e një Presidenti. Të mbrojë pluralizmin politik. Të mbrojë të drejtën e qytetarit për të zgjedhur, jo për të votuar. Kanë votuar shqiptarët 45 vite, në qetësi absolute, me festë, daulle, 100%, etj. 

Gazetarja: Po numëroj herët që keni përmendur Sorosin dhe do të vazhdoj t’i numëroj deri në pikën ku t’ju pyes.

Presidenti Meta: Do ta them këtë gjë sepse është një kulturë që nuk ka të bëjë thjesht me personin, po ka të bëjë me manipulimin dhe propagandën. Pra, asnjëherë nuk i referohemi akteve, Kushtetutës, ligjit, vendimit, por i referohemi propagandës. Përsëritet një gjë, e ka shkelur Presidenti kështu. Ku e ka shkelur? Cilin nen të Kushtetutës?

Gazetarja: Duhet të na e thotë Gjykata Kushtetuese. Po presim krijimin e saj.

Presidenti Meta: Kush është ankuar? Ku janë ankuar?

Gazetarja:  Edhe në Kolegjin Zgjedhor në fakt nuk ka pasur një vendim të goditur.

Presidenti Meta: Të shkojnë në Gjykatën Europiane. Të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut. 

Gazetarja: Sigurisht. Edhe në Kolegjin Zgjedhor nuk pati një goditje të drejtpërdrejtë të dekretit tuaj.

Presidenti Meta: Kolegji Zgjedhur e ka shumë të përcaktuar se me çfarë merret. 
Meqë hymë tek propaganda ‘sorosiane’, janë të paparë, keqinformojnë. Thonë - Kolegji Zgjedhor këtu si Kolegji Zgjedhor në Amerikë. Por, në Amerikë Presidenti është subjekt i garës, vetë. Mund të ankohet vetë, mund të ankohet dikush tjetër. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Dy sisteme të ndryshme, pavarësisht se në thelb janë dy sisteme të sundimit të ligjit.

Gazetarja: Nuk dua të merrem që tani me Sorosin sepse jam përballë me Kreun e Shtetit shqiptar dhe do merrem pak më vonë.

Presidenti Meta: As unë nuk dua të merrem me të, por pa dashje jemi viktimë prej 20 vitesh të një propagande të tillë. 

Gazetarja: Ju e kuptuat tani? 

Presidenti Meta: Në fakt, po ta kisha dëgjuar Viktor Orbanin më seriozisht në janar të vitit 2000, më mirë do të ishin gjërat në Shqipëri.

Gazetarja: Kjo referencë me Viktor Orbanin na ka krijuar jo pak probleme në opinionin publik.

Presidenti Meta: Pse? Çfarë ka opinioni me Viktor Orbanin?

Gazetarja: Janë një pjesë shumë e rëndsishme analishtësh për atë që Viktor Orbani përfaqëson, edhe në perceptimin politik që ekziston dhe gjeopolitik në lidhje me të.
Për Presidentin e Republikës, citimi i një njeriu i cili ka akuza të forta për rekordet demokratike brenda vendit të tij. Është normal ky citim? 

Presidenti Meta: E para, unë nuk jam këtu për të përcaktuar shkallën e demokracisë në Hungari. 

E di çfarë po më kujton kjo që po më thoni për Viktor Orbanin? Kjo më kujton, kur unë isha Kryeministër në vitin 2000, dhe pyes para se të shkoja për pushimet e verës se çfarë programi kishim për në vjeshtë. Këshilltarët më thonë, - kemi një vizitë zyrtare për të bërë në Austri, por Ministria e Jashtme dhe ne mendojmë, si staf, që kjo vizitë mos bëhet sepse BE ka vendosur sanksione ndaj Kryeministrit  Schüssel meqë ka bërë koalicion me partinë e Haider-it, si parti ekstremiste, hera e parë që ndodh kjo gjë. Kështu që ne mendojmë të mos shkoni atje në Austri, ta shtyjmë për më vonë që të shohim si do shkojë kjo punë. Unë i them, - kush jam unë që do t’i them ‘Jo’ Kryeministrit të Austrisë që është zgjedhur në mënyrë legjitime nga austriakët, që është anëtar i BE-së dhe që është përfaqësues i një vendi që ka dhënë maksimumin që të ketë një shtet shqiptar në 1912-n dhe në vazhdimësi. 

Kështu që, unë shkova atje sepse unë nuk mund t’i jepja leksion demokracie as Austrisë, aq më tepër dhe në kushtet aktuale Hungarisë apo çdo vendi tjetër anëtar të BE-së. Nuk e kam këtë të drejtë. Pasi unë vajta në Austri mbaj mend që vajtën dhe shumë të tjerë.

Kështu që kjo referenca për Orbanin më duket përsëri një shpikje ‘sorosiste’. Nuk mendoj kurrë që situata në Hungari është më problematike se sa në Shqipëri.

Gazetarja: Pra, që nga koha e Viktor Orbanin që ju bëri një lloj sinjalizimi në lidhje me çështjen e Sorosit, ju vetëm vonë zoti President, me ardhjen e verës së 2019-s dhe me temperaturat e larta, hodhët idenë e këtij komploti. Dua të qëndroj pak. Argumentimi kryesor që i jepet për liderë të caktuar edhe kur ndaj tyre ka akuza për sjellje jodemokratike, është që kanë dalë me votën e popullit. Të njëjtën gjë e thotë dhe Kryeministri Edi Rama, - kam dalë nga vota e popullit.

Presidenti Meta: Ashtu është, por s’ka dalë akoma rezultati, u bënë tre javë nga zgjedhjet, që unë i quaj ‘votime socialiste’.   

Gazetarja: I referohet zgjedhjeve së përgjithshme të 2017-s, që pas shuplakave 1 milionshe të 2013-s, të pranuara nga të gjitha forcat politike. Kështu që edhe zoti Edi Rama, i cili sot në fakt ju akuzon ju në mënyrë të drejpërdrejtë si ‘armik të Kushtetutës’, ‘armik i vendit dhe i Shqipërisë’ .... 

Presidenti Meta: Pse? Kam vënë në diskutim kufijtë e Shqipërisë apo kam vënë në diskutim kufijtë e shtetit të Kosovës? Çfarë armiqësie kam bërë unë ndaj vendit dhe kombit?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco