Largohet diplomatja e Gjermanisë/ 'Urimi' i Manjanit: Marrtë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë

Largohet diplomatja e Gjermanisë/ 'Urimi' i Manjanit: Marrtë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë

20:54, 23/07/2019
A+ Aa A-

Ish ministri i Drejtesisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në Facebook, komenton largimin nga Shqipëria të ambasadores së Gjermanisë, Susanne Schütz.

Sipas tij, diplomatja në fjalë nuk e ka përfaqësuar siç duhet shtetin gjerman.

"Nuk mendoj se kjo ambasadore e përfaqësoi sa e si duhet shtetin Gjerman, për të cilin kam respekt të veçantë", shkruan Manjani.

Më tej, Manjani ka edhe një “urim” për kolegët e Schutz në Tiranë: "Marrtë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë që më shumë keqpërfaqësuan vlerat e vendeve nga vijnë!"

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Largimi i ambasadores së Gjermanisë nuk më krijon asnjë ndjesi.

E mësova tani që lexova se e paska pritur Presidenti i Republikës. Ky lajm thjesht më solli në vemendje faktin e thjeshtë se Ambasadorët janë thjesht zyrtarë që ju mbaron dhe mandati.

Nuk mendoj se kjo ambasadore e përfaqësoi sa e si duhet shtetin Gjerman, për të cilin kam respekt të veçantë.

Zonjës që kreu detyrën i uroj rrugë të mbarë, shëndet e mbarësi!

Marrtë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë që më shumë keqpërfaqësuan vlerat e vendeve nga vijnë!

Shpresoj të pasohet nga ndonjë gjerman profesionist që të marrë e japë më shumë me Shqipërinë reale dhe jo vetëm me sallonet politike!

Nuk dua të heq shpresën tek Gjermania si vendi leader në Europë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco