Ambasadorja gjermane le detyrën, Meta: Mirëpresim angazhimin e Bundestagut për çeljen e negociatave

Ambasadorja gjermane le detyrën, Meta: Mirëpresim angazhimin e Bundestagut për çeljen e negociatave

16:53, 23/07/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim lamtumire, ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schultz, e cila mbaron mandatin në Shqipëri.

Në fjalën e tij Presidenti Meta shprehu besimin më angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike europiane.

‘Sot prita në takimin e lamtumirës Ambasadoren gjermane Susanne Schütz, e cila mbaron mandatin e saj në Shqipëri.

Tek Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë do vijojmë të mbështetemi me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të afërt.

Mirëpres angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike europiane”.-shkruan Meta

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/07/2019 17:01

Shyqyr o Zot! Pak nga pak po largohen nga Shqiperia te gjithe socialisto-sorosianet, mbeshtetes te paguar dhe te korruptuar te regjimit te Rames. Vendet dhe institucionet nga ata erdhen duhet urgjentisht t'iu bejne vettingun per verifikimin e te ardhurave dhe pasurive pas largimit nga Shqiperia.

Shto koment

Denonco