‘Të puthsha mendjen’, nuk përmbahet  Manjani: Kujt i duhet kjo reforma kur vidhet hapur e pa frikë….

‘Të puthsha mendjen’, nuk përmbahet Manjani: Kujt i duhet kjo reforma kur vidhet hapur e pa frikë….

10:54, 23/07/2019
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Panoramë:

Miliona euro kontrata koncensionesh e PPP pa leverdisshmëri ekonomike, të lidhura pa garë dhe për shërbime që blihen shtrenjtë.

Po aq miliona euro tenderë për një pakicë njerëzish. Kontrata të lidhura pa garë të mirfilltë dhe në një pjesë të mirë me procedura Sekret!

Kulmi!!! Tenderë sekretë.

Dhunim i hapur i pronës publike, për t’u vënë në funksion të ndërtimeve private.

Shkatërrim me dashje i trashëgimisë kulturore e historike të vendit.

Rrëmbim i pronës private hapur dhe me policë!

Arrestime haptazi të paligjshme të kryera me urdhër politik nga policia.

Vjedhje e votimeve sa herë që bëhen, me ose pa opozitën.

Të mos përmendim këtu dhunimet sistematike të Kushtetutës së Republikës, apo presionet e dukshme ndaj bgjykatësve që guxojnë të zbatojnë ligjin.

Ama, JEMI KRENARË që bëmë Reformën në drejtësi!

Se kujt i duhet kjo reforma kur vidhet hapur e pa frikë nga ndëshkimi, vetëm ata që janë krenarë e dinë!

Dhe të gjithë “krenarët” e reformës nuk harrojnë të shtojnë se “fajin e ka opozita”!!!

Dmth qeveria vjedh, por opozita që është dhe pa imunitet, ka faj e frikë!

Të puthsha mendjen- i thonë kësaj!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist23/07/2019 16:08

Tironci,e felliqi fare jo vetem Tironen dhe venalit e saj autoktone,por perdor kete pseudonim,per te shpreh qarte se si perfaqesues tipik i ish sigurimit te shtetit,i kthyer ne militantin tipik te rilindjes,qe natyrisht paguhet me nje page "tipike",per sherbimet ,po ashtu "tipike" militantiste rilindase.

Tironci23/07/2019 14:12

Ky qe flet kaq shume per reformen,e mbylli çeshtjen e vet qe ka ne prokurori per "byzylyket" ?

Shto koment

Denonco