‘Çitjanet, brekushet dhe nallanet’, shpërthen Rama: Grusht shteti me metoda të veçanta

‘Çitjanet, brekushet dhe nallanet’, shpërthen Rama: Grusht shteti me metoda të veçanta

09:51, 23/07/2019
A+ Aa A-

Profesori Shenasi Rama në një lidhje telefonike në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se në Shqipëri po ndodh një grusht shteti shumë i veçantë.

Rama theksoi se është një grusht shteti i realizuar nga turma të organizuara mirë banditësh dhe kriminelësh të lidhur me parinë e Tiranës.

Shenasi Rama: Ne jemi mësuar që grushtet e shtetit i bëjnë gjeneralët dhe mundohen që të ruajnë institucionet e një shteti të caktuar, interesat e kastës së tyre etj. Në shtetin shqiptar po ndodh një grusht shteti i llojit tërësisht të veçantë. Po ndodh për arsye që nuk kanë të bëjnë asgjë me ruajtjen e institucioneve. Është një grusht shteti i bërë me çitjane, me brekushe dhe me nallane.

Është një grusht shteti i realizuar nga turma të organizuara mirë banditësh dhe kriminelësh të lidhur me parinë e Tiranës, të cilët kanë gjetur teknikën e minimit të plotë të institucioneve të shtetit dhe vendosjen e vullnetit të një individi të caktuar, ose të një klike të caktuar që qëndron pas tij në dëm të të gjithë shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta23/07/2019 12:27

Akoma ju me spiunet?....nuk u ngopet me vuajtjet qe ju krijuan keta monstra?....o shqipo, thirrini mendjes, largoini keta soiseza ne mos qeroini nga jeta juaj, boll me keta funderina shqiptare......nese keni pak tru ne kokat tuaja, beshtyjini dhe mos ju jepni hapesira se jane te poshter, pamvaresishte se jetojne ne amerike ata prap spiuna jane.....

paradokset e politikes.23/07/2019 11:15

Të më ndjeni por ky "profesori" Rama , shpesh më duket si Rudina apo Gjuzi në vlerësimet e tij kontradiktore. Më së paku ti ngjiste Murrizit që bën si beën dhe sulmon komunistët e ish sigurimsat, ndonëse ri në një podium me ta.

Shto koment

Denonco