‘Të gjithë më shkruan, Rama jo’/ Haradinaj tregon marrëdhëniet e ftohta me kryeministrin shqiptar

‘Të gjithë më shkruan, Rama jo’/ Haradinaj tregon marrëdhëniet e ftohta me kryeministrin shqiptar

23:12, 22/07/2019
A+ Aa A-

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në një intervistë të dhënë për T7 në Kosovë, ndërsa dha detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij, ka konfirmuar ndërkohë edhe raportet e ftohta me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili nuk kishte reaguar direkt për thirrjen e tij nga Gjykata Speciale.

“Kam marrë shumë letra prej kryeministrave të rajonit, por jo prej Edi Ramës. Prej Shqipërisë më kanë shkruar presidenti Berisha, presidenti Mojsiu që ishte dhe këtu etj. Në Shqipëri është një ndjenjë respekti dhe vetëdija kombëtare e ka bërë të veten. Ata i përcjellin këto tema” – tha Haradinaj që i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar pas vendimit të ti.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco