Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ish-deputetja përkrah banorëve të 'Unazës së Re'/ Kërpaçi: Asnjë punim deri në zbardhjen e plotë të dosjes korruptive

Ish-deputetja përkrah banorëve të 'Unazës së Re'/ Kërpaçi: Asnjë punim deri në zbardhjen e plotë të dosjes korruptive

21:55, 22/07/2019
A+ Aa A-

Teksa banorët e “Unazës së Re” vijojnë me protestat e tyre të përditshme kundër planit të qeverisë dhe baskisë së Tiranës për të shembur banesat e tyre, kauzës së tyre i del në mbështetje edhe ish deputetja e LSI, Floida Kërpaçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e LRI shprehet se, rezistenca heroike e banorëve të “Unazës së Re” përballë abuzivizmit qeveritar tregon se, kur qytetarët bëhen bashkë mposhtin cilindo oborrtar të pushtetit.

"Rezistenca heroike e banoreve te unazes se re perballe abuzivizmit qeveritar simbol se ne cdo rast kur qytetaret behen bashke, forca e popullit eshte me forte se cilido oborrtar i pushtetit. Nuk duhet te kete asnje punim deri në zbardhjen e plotë të dosjes korruptive te unazës së re dhe respektimit te plote te interesit te banoreve te zones. Rasti i Unazës së Re te mos kthehet ne shembull te pandeshkueshmerise se arrogances dhe paligjshmerise se qeverise por te sherbeje si shembull ku ligji dhe qytetari mbizoteron mbi cdo interes qeveritar apo klientelist", shkruan Kërpaçi në postimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco