Konkluzioni i tre viteve më parë/ Gazetari: Ja si Komisioni i Venecias parashikoi kapjen e Reformës në Drejtësi nga Rama

Konkluzioni i tre viteve më parë/ Gazetari: Ja si Komisioni i Venecias parashikoi kapjen e Reformës në Drejtësi nga Rama

21:44, 22/07/2019
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti i njohur Andi Bejtja në një shënim në profilin e tij në facebook, në kuadër të 3 vjetorit të Reformës së përçudnuar në Drejtësi, kujton konkluzionin e Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015 ku thoshte se zgjidhje të tilla radikale si procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.

“NE 3 VJETORIN E REFORMES NE DREJTESI

Pas tre viteve te ashtequjtures Reforme ne Drejtesi nuk gjej dot epitaf me te sakte se konkluzioni i Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015. Ja cfare thuhet fjale per fjale.

“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco