Pamje ekskluzive! Policia nis arrestimet te 'Unaza e Re'

Pamje ekskluzive! Policia nis arrestimet te 'Unaza e Re'

21:21, 22/07/2019
A+ Aa A-

Syri.net sjell pamjet ekskluzive se si policia e shtetit po nis arrestimet mes banorëve të Unazës së Re.

Hakmarrja politike e policisë vjen një ditë pasi banorët e Astirit, të cilët protestojnë prej muajsh çdo ditë, iu kundërpërgjigjën ashpër prezencës së shtuar të efektivëve me uniformë dhe civilë në zonën në fjalë.

Policia tentoi edhe gjatë gjithë ditës së sotme të bënte arrestimet, por mesa duket kanë zgjedhur errësirën për të konkretizuar planin e tyre.

Nga ana tjetër, banorët shprehen të vendosur të rezistojnë deri në fund dhe të mbrojnë me jetët e tyre banesat që kërkohen të prishen. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lor22/07/2019 21:49

Kur i lam ne te bejn zgjedhje shum mir na i bejn bile te presim se skemi par gje akoma

Shto koment

Denonco