Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Haradinaj për Syri TV: Jo koalicion me PDK, LDK dhe Vetëvendosjen

Haradinaj për Syri TV: Jo koalicion me PDK, LDK dhe Vetëvendosjen

19:36, 22/07/2019
A+ Aa A-

Në fund të intervistës ekskluzive për Syri.net dhe Syri TV, kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se, mban përgjegjësi për punët e bëra apo të pabëra karshi Kosovës dhe se këto i kalkulon me nderin e luftëtarit shqiptar.

Sipas tij, thirrja e tretë nga Gjykata e Hagës nuk ka lidhje me dy të parat. Por sipas tij, Serbia nuk e ka të vështirë të gjejë dëshmitarë dhe shpifësa të rinj.

“Proceset vazhdojnë, historia vazhdon. Ne kemi treguar se Kosova nuk preket në territor, në pasuri. Me këtë kemi ndryshuar gjërat.  Mbaj përgjegjësi për punët që kryej për vendin. Të gjitha i kalkuloj me nderin tim, të luftëtarit shqiptar. Ata duhet të gjejnë diçka të re. Dëshmitar, porositës, shpifës. Nuk është e vështirë ti gjesh”, deklaroi Haradinaj.

I pyetur për zgjedhjet e 8 shtatorit dhe koalicionet e mundshme, Haradinaj u shpreh se nuk do të ketë koalicion të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me PDK e Thaçit por as me LDK-në dhe Vetëvendosjen e Albin Kurtit

“Kemi disa partnerë politikë, por nuk synojmë koalicion me LDK, PDK, Vetëvendosje”., u shpreh qartazi Haradinaj.

Kujtojmë se sot, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vendosi 8 shtatorin si datë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend. /Syri.net

INTERVISTA NË 'ÇIM PEKA LIVE':

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco