Rama e Veliaj grabisin natën Kopshtin Botanik/ Reagon FSHN: Vendim arbitrar, kërkojmë anulimin e VKM-së

Rama e Veliaj grabisin natën Kopshtin Botanik/ Reagon FSHN: Vendim arbitrar, kërkojmë anulimin e VKM-së

16:30, 22/07/2019

Vendimi i fundit i Qeverisë për të kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës disa nga pasuritë e palujtshme të Kopshtit Botanik në pronësi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ka sjellë edhe reagimin e fuqishëm të këtij dekanati që e cilëson këtë vendim si arbitrar, dhe se do të ndërrmarrim çdo hap për anulimin e këtij vendimi.

Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Universiteti i Tiranës

DEKLARATË PËR SHTYP

Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore, në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme të datës 22.07.2019 mori në shqyrtim me shumë seriozitet e shqetësim VKM e fundit të Këshillit të Ministrave nr 510, datë 17.07.2019  “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”.

Dekanati shprehet unanimisht kundër këtij vendimi arbtitrar dhe në kundërshtim flagrant me VKM–në e datës 15.03.1965 për krijimin e Kopështit Botanik, i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës, unikal në llojin e tij në vend dhe si i tillë i shpallur në vitin  1995 si institucion i rëndësisë së veçantë.

Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të Bashkisë jo vetëm cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkti punës së përkushtuar më se 60 vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonë me Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknologjisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalë së bashku me godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazëssë Re, nuk japin asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësi e të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë insititucion tjetër jashtë Universitetit të Tiranës.

Shprehemi dhe njëherë se kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me synim mbështetjen dhe zhvillimin e këtij institucioni me vlera unikale kombëtare, në respekt të qëllimit, misionit dhe funksionimit të tij. Në këtë kontekst ne mirëpresim planet dhe investimet e BashkisëTiranë, por gjithnjë të dakordësuar dhe pa cënuar funksionin e misionin e Kopshtit Botanik

Kjo deklaratë është hapi i parë i reagimit zyrtar dhe publik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Univeristetit tëTiranës në kundërshtim të këtij Vendimi, me besim që reagimi i Qeverisë për tërheqjen e tij të jetë sa më i shpejtë. Në të kundërt, ne jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimor i pazëvendësueshëm.

Tiranë, më 22.07.2019

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco