3 vjet Reforma në Drejtësi, Meta: Krenar që këmbëngula për miratimin

3 vjet Reforma në Drejtësi, Meta: Krenar që këmbëngula për miratimin

14:52, 22/07/2019

Nga Ilir Meta/

Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces.

I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika.

Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.Ëilliam Broënfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot pas 3-vjetësh, secili nga ne mund të bëjë vlerësimet e tij për këtë reformë.

Bazat e ndryshimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë janë në ligjin themeltar të shtetit dhe të qarta si drita e diellit.

Por vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh.

Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.

Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë.

Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi dhe shmangu kapjen e këtij sistemi nëpërmjet ndryshimeve kushtetutese:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco