Reagon edhe deputeti shqiptar/ Me ty Haradinaj, moralisht dhe fizikisht

Reagon edhe deputeti shqiptar/ Me ty Haradinaj, moralisht dhe fizikisht

22:21, 21/07/2019
A+ Aa A-

Vijon të jetë e madhe mbështetja ndaj Ramush Haradinajt në Tiranë.

Pas një sërë reagimesh, së fundmi është edhe deputeti Lefter Maliqi, i cili solidarizohet me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi shprehet se të gjithë janë me Haradinajn, si moralisht ashtu edhe fizikisht.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Vlersimi,besnikeria,miqesia,mbeshtetja,mirenjohja e lidereve dhe burrave te shtetit njihet ne dite te vështira.Ramushi ditet me te veshtira i kaloj ne luften per clirimin e Kosoves,keto sfida per here te 3 - të në Hage jane motivim per liderin e Kosoves per te ecur i sigurt drejt sfidave per nje Kosove ne BE. Jemi me Haradinajn moralisht dhe fizikisht.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco