Rama në izolim ndërkombëtar/ Zyrtari i lartë amerikan shmang liderin e Rilindjes

Rama në izolim ndërkombëtar/ Zyrtari i lartë amerikan shmang liderin e Rilindjes

21:35, 21/07/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama duket gjithmonë e më i izoluar ndërkombëtarisht, pasi zyrtarët e Lartë të Uashingtonit refuzojnë ta takojnë.

Pas Kryetarit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel javë më parë,  tani edhe ndihmës/sekretari për çështjet europiane dhe Euro-Azinë, Philip Reeker shmang takimin me kreun e qeverisë shqiptare.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit do të jetë në Greqi dhe në Maqedoni Veriore në datat 21-27 korrik për t’u angazhuar me përfaqësuesit e qeverisë, shoqërinë civile dhe udhëheqësit e biznesit.

Në Athinë, Reeker do të takohet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias, ndërsa takime do të ketë edhe në qytetin e Selanikut.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, ai do të takohet në Shkup me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov dhe krerët e tjerë të qeverisë për të diskutuar çështjet bilaterale dhe rrugën e Maqedonisë Veriore drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Diplomati i lartë i SHBA do të marrë pjesë edhe në një ngjarje me studentët në Këndin Amerikan në Manastir.

Teksa zyrtari i lartë amerikan zhvillon takime te fqinjët tanë, ndërsa presidenti i Francës Emanuel Macron viziton Beogradin, Edi Rama u takua pak ditë më parë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz22/07/2019 15:29

Vetem sulltani i ka ngel, por ke ai shkon me qef se i rras llokumin, sulltanet vdesin per dylberat.

Shto koment

Denonco