Rama njeri e produkt i George Soros! Kush e financoi manjatin amerikan në destabilizimin e Ballkanit

Rama njeri e produkt i George Soros! Kush e financoi manjatin amerikan në destabilizimin e Ballkanit

17:34, 21/07/2019
A+ Aa A-

"Edi Rama është njeri dhe produkt i George Soros".

Këtë nuk e thotë as opozita shqiptare dhe as presidenti i Republikës Ilir Meta, që ditët e fundit kanë dalë hapur kundër miliarderit hungarezo-amerikan, por një gazetar investigativ italian.

Siç mund ta ndiqni edhe në videon e mëposhtme, gazetari tregon me detaje se si, Fondacioni për Shoqëri të Hapur, i Soros, me ndihmën e qeverisë amerikane të ish presidentit Barack Obama ka marrë në dorë politikën financiare të qeverisë së Edi Ramës dhe ka frmëzuar, orkestruar dhe realizuar të ashtuquajturën reformë në Drejtësi.

“Kemi sot prova që tregojnë lidhjen mes SHBA dhe George Soros për të krijuar destabilitet në Ballkan. Bëhet fjalë për 9 milionë dollarë që qeveria amerikane ka financuar fushatën “Just it for all” në Shqipëri, promovuar nga East West Managment Institute, i lidhur me George Soros, me qëllim realizimin e reformës në drejtësi të qeverisë socialiste të Tiranës, shkruan Syri.net.

Dokumenti është publikuar nga Judicial Watch, një organizatë konservatore, e specializuar në kontrollin e qeverive. Këto 32 faqe, janë prezantuar në 2017-ën nga Departamenti i Shtetit dhe USAID.

Në këtë dokument ka edhe një memo, ku ambasada amerikane në Tiranë dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur i George Soros kanë financuar një sondazh, i realizuar nga Instituti IDRA, me temë drejtësinë në vend.

Sondazhi duhej të tregonte se mbi 90% e shqiptarëve mbështesnin reformën në drejtësi. Një reformë e kundërshtuar nga opozita e qendrës së djathtë dhe jo vetëm, duke e quajtur 'reforma Soros'.

Në një tjetër dokument, të 10 shkurtit 2017, Departmanti i Shtetit miraton Open Society si subjektin që do të bënte analizën teknike të politikës financiare në Shqipëri, raporton Syri.net.

Ton Fitton, presidenti i Judicial Watch, pyeste se sa legjitime është që kjo gjë të bëhet nga një miliarder si Soros, përmes qeverisë amerikane.

Me pak fjalë, administrata e Obamas ka financuar Sorosin në iniciativat që Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka zhvilluar në Shqipëri në mbështetje të qeverisë socialiste.

Kryeministri Edi Rama ka qenë edhe anëtar i Këshillit Administrativ i Fondacionit për Shoqëri të Hapur., para se të bëhej shef i qeverisë.

Skandali Obama-Soros në Shqipëri mori fund kur në krye të Shtëpisë së Bardhë erdhi Donald Trump dhe menjëherë pas zgjedhjes një grup senatorësh republikanë i kërkon Sekretarit të ri të Shtetit hetimin e fondeve publike dhënë fondacionit të Soros përmes USAID", tregon gazetari.

Mendoni se u ndalën vetëm në Shqipëri? Jo.

Sipas gazetarit, Soros mbërriti edhe në Maqedoni. Infiltrimi në demokraci dhe në sovranitetin e popujve nga ana e tij nuk u mjaftua vetëm me Shqipërinë, raporton Syri.net.

"Nga 2012 në 2014, Fondacioni i George Soros mori 5 milionë dollarë nga qeveria amerikane për të ngritur Civil Society Project me plan për 'demokratizimin' e shtetit të vogël ballkanas.

Projekt i zhvilluar nga fondacione dhe OJF të lidhura me të gjitha me partitë e majta në Maqedoni, çka solli nlë vitin 2015 një revolucion kundër qeverisë së djathtë, e zgjedhur përmes votave.

Të akuzosh të tjerët për një gjë që e bën vetë është diçka për të cilën George Soros është mjeshtër", shprehet ai.

Në fund, ai përmend edhe rastin e vendit të tij, Italisë, dhe vizitat e Soros në presidencën italiane, para se të vinte në qeveri Lega Nord e Matteo Salvini, një politikan i afirmuar tashmë si anti-Soros. /Syri.net

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t21/07/2019 19:39

Kete tani e dine te gjithe fale syrit e disa portaleve te tjere,por tjeter gje ta dish e tjeter gje ta demaskosh.Ketu vetem lul djali nuk e ka hapur gojen,bile as nuk e mbeshteti presidentin kur u prononcua per axhenden e soros ne shqiperi.Gjithmone e me shume po bindemi se luli eshte nje sorosian i fshehur ne pd.Ai thote nuk ka mareveshje me ramen ,por a eshte takuar ai me te para disa diteve ne bashkine e rreshenit ne ora 23?

Shto koment

Denonco