Fati i Teatrit Kombëtar/ Budina në Syri TV: Është e dhimbshme! Po zhdukim çdo gjë të vjetër në qytet

Fati i Teatrit Kombëtar/ Budina në Syri TV: Është e dhimbshme! Po zhdukim çdo gjë të vjetër në qytet

17:28, 21/07/2019

I ftuar në Syri TV, regjisori Edmond Budina ka komentuar lëvizjet e ditëve të fundit në mbrojte të Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, shqiptarët duhet të ndryshojnë mendësi, ndërsa akuzoi se çdo pjesë e historisë dhe trashëgimisë së vendit po zhduket.

“Gjërat sa më të vjetra aq më të shtrenjta janë për një qytet. Kemi këtë mendim anadollake pa patur kujtesë se kush kemi qenë. Ç’mburrje është kjo? Ç’na duhet flamuri që tundim mbi koka?

Është e dhimbshme, e frikshme dhe e turpshme! Duhet të ndryshojmë patjetër, ndryshe do ti sjellim të këqija të ardhmes”, deklaroi Budina.

I pyetur nga gazetari Bledian Koka se, çfarë pritet të ndodhë?, Budina u shpreh:

“Unë nuk di të them, por pa dyshim aty ka një lëvizje atipike me atë që ka ndodhur. Zbrazja e teatrit dhe largimi i Eksperimentalit. Kur të boshatisen ato, fillon shkatërrimi.

Ne duhet të institojmë që të mos lejojmë prishjen. Kjo nuk është çështje partiake. Por është shumë mirë që PD dhe LSI e kanë bërë sot çështjen e teatrit çështjen e tyre. Ne jemi të prirur kulturën dhe trashëgiminë e këtij vendi”.

Regjisori Budina përmendi edhe një episod me drejtorin Hervin Çuli, të cilin e quajti provokim.

Sipas tij, Çuli kishte ardhur në orën 3 të mëngjesit, duke parkuar në mënyrë provokative makinën para teatrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco