Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

Artan Fuga e ka një thirrje të fundit: Deri me 28 korrik, koha të veprojmë, pasiviteti dhe gjumi janë të pafalshme…

Artan Fuga e ka një thirrje të fundit: Deri me 28 korrik, koha të veprojmë, pasiviteti dhe gjumi janë të pafalshme…

14:56, 21/07/2019
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga i është drejtuar me një thirrje të hapur stafeve të universiteteve që të reagojnë dhe veprojnë sipas të gjitha të drejtave tona të njohura ligjërisht dhe demokratikisht për të ngritur zërin.

Fuga përmes një postimi në rrjet shkruan se pasiviteti dhe gjumi ynë do të jenë të pafalshëm! “Nuk është fjala për partitë, as për politikë partiake,por për veten tonë dhe për universitetet shqiptare, për dijen dhe rininë kombëtare!”, shkruan Fuga.

Postimi i plotë i Artan Fugës:

Profesorë, prof. të asociuar, doktorë të universiteteve private dhe publike!

Thirrje publike!

Sikurse e kam thirrur publikisht, ligji që kaloi në Kuvend për akademinë e shkencave veç të tjerash cënon në kundërshtim me ligjet në fuqi statusin e profesorit dhe të profesorit të asociuar!

Eshtë koha që ne të veprojmë sipas të gjitha të drejtave tona të njohura ligjërisht dhe demokratikisht për të ngritur zërin dhe vepruar që :

– Të mos degradohet statusi ynë socio-profesional
– Të mos degradohet statusi i universiteteve publike dhe private duke rrënuar stafet e tyre
– Të mos shkatërrohet imazhi i kërkimit shkencor në Universitete dhe të ruhet pavarësia e tij e plotë që disa uzurpatorë të vetëquajtur si “akademikë” duan ta shkatërrojnë!
– Të mos ulet edhe më poshtë vlera e diplomave të universiteteve me forcën e një ligji të bërë edhe kundër teknicienëve dhe specialistëve të arsimit dhe shkencës!
– Të mos bllokohet karriera shkencore e doktorëve dhe kërkuesve të rinj shkencorë!

Unë e di se çfarë duhet dhe mund të bëhet! Pasiviteti dhe gjumi ynë do të jenë të pafalshëm! Nuk është fjala për partitë, as për politikë partiake,por për veten tonë dhe për universitetet shqiptare, për dijen dhe rininë kombëtare!

Kush beson, kush ka sadopak energji, kush ka sedër dhe dinjitet profesional le të më bashkohet! Unë kam një propozim shumë konkret dhe konstruktiv për të gjithë ne!

Jemi lënë në baltë!

Mjafton të më shkruani brenda datës 28 korrik 2019 në inbox të facebook, ose në messenger, dhe jam gati ta ndaj idenë time me cilindo nga ju!

Ju pres!

E drejta juaj për të më lënë vetëm!

Unë do vazhdoj qoftë edhe i vetmuar!

Jo për vete, por për ne!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu 21/07/2019 15:31

O Artan fuga universitet jan kap mga erjon veliaj bej thirrje sa te dush ti as te nigjo njeri megjith se ke shum te drejt por kjo thirrje do ishte me vend per PD dhe Lsi ne

Shto koment

Denonco