Shtohen thirrjet nga Gjykata Speciale për ish drejtues të UÇK-së/ Kujt i janë dërguar?

Shtohen thirrjet nga Gjykata Speciale për ish drejtues të UÇK-së/ Kujt i janë dërguar?

22:53, 20/07/2019
A+ Aa A-

Thirrjet për ish drejtuesit dhe ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shtohen dita ditës.

Të premten, përveç kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinajt dhe këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Bislim Zyrapi, dhe ish kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, u përfol edhe për ftesa të tjera që tashmë kanë arritur në Kosovë.

Edhe vetë presidenti i vendit e pohoi se edhe drejtuesë të tjerë të UÇK-së janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Një ditë më vonë, në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së pohojnë se ka shumë ftesa për ish ushtarë të UÇK-së, transmeton televizioni T7.

Hysni Gucati nga kjo organizatë, thotë se nuk përjashtohen as ish komandantët por nuk përmend emra.

Ai tregon se për disa ftesa njoftohen paraprakisht.

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se në listë janë shumë zyrtarë tjerë të shtetit.

Madje Zeka thotë se një deputet veçse është intervistuar por që nuk e ka bërë këtë publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/07/2019 14:01

Për "Askushin". Thirrjet në Gjykatën e Hagës i bën ushtarja e Sorosit, sllavja Trendafilova. Dihet botërisht qëndrimi proserbomadh i Sorosit, i cili po përdor tërë fuqinë e ti korruptuese për rikrijimin e Jugosllavisë së re me në krye Serbinë e madhe. Dihet botërisht që vllahu E Drama dhe serbët Vuçiq e Thaçiq janë ushtarë të bindur të Sorosit. Sa i përket luftës së Thaçiq për çlirimin e Kosovës, ai "drejtonte" luftën nga hotel Rogner në Tiranë. Thaçiq, sikurse Enver Hoxha, nuk ka shkrepur ndonjë pushkë as në poligon qitje. Këta janë ushtarë të bindur të Beogradit o Askushi dhe pi kërkojnë me çdo mjet shitjen për interesa personale të pjesës më të pasur të Kosovës. Skenari i Trendafiles me erë të qelbur është ashiqare për të goditur atdhetarët kosovarë në favor të tradhëtarëve të Kombit. Po të sjellim në kujtesën tonë, akuzat e përherëshme të E Dramës ndaj kundërshtarëve politikë me etiketimin si "esadistë". Vllahu E Drama për patriotizëm nuk i afrohet dot as tek thoi i gishtit të vogël të Shqiptarit Esad Pashë Toptani.

lali21/07/2019 10:25

Edhe une njesoj si askushi mendoj. Meqe Gjykata Speciale po therret vetem ish luftetare drejtues te UCK dy jane gjerat e pista ne kete ngjarje. 1. Ose kjo eshte e kurdisur dhe ka lidhje me vendosmerine e Haradinajt per te mos lejuar ndarjen e kosoves dhe taksen qe ishte vertete gabim, jo 100 % por duhej ta kishte vene 200 % sic ja beri Usa Kines per produktet e kesaj te fundit. 2. Ose Thaci genjen kur deklaron qe ka luftuar per kosoven Ne lidhje me te paren konfirmohet qe ka komplot ndaj kosoves ne teresi dhe haradinajt ne vecanti si drejtues i qeverise (dhe ketu nuk ma mbush njeri mendjen qe nuk ka lidhje edhe vizita e Macron ne Serbi). Ndersa ne lidhje me te dyten vertetohet qe thaci eshte pjese e pazareve te pista te mbetjeve ne europe, pas konfigurimit te ri, dhe e atyre serbe

Askushi 20/07/2019 23:31

Si eshte e mundur nje komandant si Thaci, te mos thirret asnje here. Ka luftuar ky Thaci apo jo? ???????

Shto koment

Denonco