Kryegjyqtarja e Hagës që ngriti akuza kundër Haradinajt, njeriu i Soros të paktën prej 1998

Kryegjyqtarja e Hagës që ngriti akuza kundër Haradinajt, njeriu i Soros të paktën prej 1998

20:27, 20/07/2019
A+ Aa A-

Një ditë pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, dalin detaje të reja se kush e ka përgatitur thirrjen e tij për herë të tretë në Gjykatën e Hagës.

Sipas asaj që publikon avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj, kërkesa për paraqitje është bërë nga vetë presidentja e kësaj Gjykate për Kosovën, bullgarja Ekaterina Trendafilova.

Sipas tij, referuar edhe CV-së së saj zyrtare, ajo është një njeri i George Soros, ndërsa para viteve ’90 është ‘specializuar” në ish Bashkimin Sovjetik, raporton Syri.net.

“Por kur ra komunizmi ashtu si kudo, pra si dhe në Shqipëri, Soros e rekrutoi duke "e rehabilituar" duke i hequr njollat në biografinë bolshevike sovjetike dhe u kujdes çdo ditë për karrierën dhe shkollimin e saj! Siç duket ajo ka punuar direkt me Open Society Institute dmth me vetë zyrën e vetë George Soros në New York dhe është kujdesur ai në karrierën e saj!”, shkruan Goxhaj.

Postimi i plotë i Altin Goxhajt:

A ISHIN SHËRBIMET SEKRETE RUSE APO SOROS QË PO I BËNË KOMPLOTIN HARADINAJT?

A e dini se kush i çoi de jure kërkesë për paraqitje (por në fakt është Urdhër Arresti) në Gjykatën Speciale të Hagës për Ramush Haradinajn?

Vetë Presidentja e Gjykatës Speciale të Hagës për Kosovën, shoqja prokurore komuniste e Sofjes së Bullgarisë Komuniste 1985-1989, Ekaterina Trendafilova, "e specializuar" në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985, është gjithashtu një ndër njerëzit që ja detyron karrierën vetë Soros!

Ajo ka qenë ZvProkurore e Sofjes në kohën e komunizmit duke dënuar "armiqtë" e partisë bolshevike e Bullgarisë Komuniste, e specializuar 2 herë në Moskën e Bashkimit Sovjetik në 1983 dhe 1985! Dhe ju e kuptoni se çfarë specializimi dhe kush i bënte "specializimet" në Moskë apo m saktë në KGB!!!

Por kur ra komunizmi ashtu si kudo, pra si dhe në Shqipëri, Soros e rekrutoi duke "e rehabilituar" duke i hequr njollat në biografinë bolshevike sovjetike dhe u kujdes çdo ditë për karrierën dhe shkollimin e saj! Siç duket ajo ka punuar direkt me Open Society Institute dmth me vetë zyrën e vetë George Soros në New York dhe është kujdesur ai në karrierën e saj!

Puna është a e kuptojnë avokatët dhe vetë Haradinaj KONFLIKTIN E INTERESIT të kokës së inkuzicionit sorosian me rolin e Soros në copëtimin e Kosovës? A do t'a përdorë Haradinaj? Besoj jo sepse është viktimë e këshilltarëve të Soros!!! Ata po i bëjnë varrin me heshtjen e tij 1 vjeçare ndaj rolit të Soros dhe kjo heshtje ishte dhe varri i tij politik dhe jo vetëm! Ne i kërkuam personalisht Haradinajt që në fund Korriku 2018 që të denonconte Sorosin por ai nuk e bëri për shkak të këshilltarëve të tij! Po tani?

Lexoni vetë fragmente nga CVja e Shoqes Komuniste Trandafile të Bullgarisë:

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Edvin21/07/2019 23:08

    Bullgaria ishte I fundit vend I lindjes,ku socialistet i dorezuan pushtetin te djathtes.Dhe e dini kur?Ngjarje historike ne vitin 2001.Deri atehere,Soros,nepermjet mbeturinave te sistemit te shkuar dhe nepuneseve te USAID, kishte hedhur kthetrat mbi pikat kyce te ekonomise Bullgare.Bullgaria mbeti epiqendra inkurajimit te komunisteve ne mbare Europen e "demokratizuar". Trendafilova eshte njera,nga perfitueset e atij ndryshimi te vonuar.

    Xxl21/07/2019 21:30

    Nëse vërtet kjo juriste Sorrosiane është iniciuese apo nxitëse e procesit ndaj Haradinajt atëhere shqiptarët duhet reagojnë ndryshe ndaj gjithë anëtarëve të sektit Sorrosian kushdo dhe kudo qofshin në Shqipëri e Kosovë.

    shqipe21/07/2019 16:52

    ou surprize surprize si gjithmone nje cope injorante, e poshter servile,pa kurfar indentiteti dhe prej Bullgarise na qenka vene me ndihmen e Sorosit, ne krye te organit te drejtesise ne Hage. Sa keq po me ardhka per zotin Haradinaj qe u shpreh publikisht se respekton gjykaten dhe beson tek drejtesia - Nje drejtesi fallco dhe e korruptuar nga Sorosi. Po cfar respekti ke ti o zoti Ramush Haradinaj per keto shemtira qe te marin ty prej hunde sa here duan e qe vetem drejtesi nuk praktikojne ne gjithcka qe bejne ne jeten e tyre . Keta lloj njerezish si kjo injorantja qe eshte vene ne krye te Hages kan hecur lart e me lart vetem duke ju servilur bosit dhe duke mos e ngritur zerin per asgje por vetem duke zbatuar urdhrat ne menyren me te verber te mundeshme. Per keta lloj njerezi eshte turp i madh te shprehesh se i respekton dhe ke besim ne ta. Eshte turp dhe perulje deri ne toke qe zoti Haradinaj si nje lole dhe pa kurfare burrnie ne vetvete por me nje servilizem te pa shoq ndaj gjoja respektit maksimal per drejtesine e instaluar koloniale ne Kosove. Po edhe grua te kish qene ky Haradinaj do i ishin ngritur nervat dikur dhe do kish then fuck of you bastards what the hell you want from me. Haradinaj duhej te griste publikisht letren qe i ka derguar kjo kryegjyqtarja e Hages dhe te thoshte une kurr nuk vij me deshire tek kjo drejtesi fallco me kryegjyqtare komuniste ne sherbim te George Soros Paraqitem me deshire thot ky Haradinaj po mire pra edhe ne po te themi ruga e mbare te qofte Ramush se edhe ne nuk po merzitem fort per ty. Ramushi duhet tja bente sic ja beri ILIR META QE SKA BURR NENE QE TE TALLI BYTHEN ME TE SE KA KOK SKRAPARLLIU E ESHTE SHQIPTAR E KALUAR SHQIPTARI DEN BABA DEN AI O RAMUSH. NUK LE ZYREN ILIRI SI QEN O RAMUSH. Mire 2 here shkoj ne haqe po kjo e treta per ca qe? Ramush me keta te huajt o thuaja troc ne sy ose me mir ik si i humbur se keta te huajt vetem kete gjuhe kuptojne. Respektin dhe perunjesine keta ta marin per dobesi sepse me te till edukate jan ritur nuk jan si shqiptaret por jane funderina qe i ka perplasur jeta me 100 peripecira dhe nuk kan ndjenjat me thelbesore humane sepse u jan shkateruar fare prej poshtersive qe perballen ose bejne ne jete.

    Emigrant20/07/2019 22:44

    Bajga Sorosi kudo per shqiptaret. Me krye bajgat ram,lali,caka.

    Mehmet Ismaili20/07/2019 21:49

    Bullgarian are very corraptit country and very corraptit people very cheep people ?? Can't believe this Ladies with this CV to do this job and to give Order to arrest our Heroes ,this is not democracy this is discasting .

    Shto koment

    Denonco