Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur reagime të shumta në Prishtinë, Tiranë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Shumica vlerësojnë aktin e tij prej shtetari dinjitoz dhe shprehin mbështetje për të.
Reagimet të shumta ka pasur edhe nga politika shqiptare.
Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës reagoi presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i diasporës, Pandeli Majko, kreu i opozitës, Lulzim Basha e ish-ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati.
Por ajo që po tërheq më shumë vëmendje është fakti se kryeministri i Shqipërisë nuk ka bërë asnjë deklaratë deri më tani.
Kryeministri i Shqipërisë kohët e fundit kishte një ftohje me Ramush Haradinajn pas deklaratave të këtij të fundit se Rama e kishte detyruar në Samitin e Berlinit që të ndryshonte mendim për taksën ndaj Serbisë.
Haradinaj në një intervistë për T7, gjatë samitit të Berlinit kishte thënë se Edi Rama dhe Hashim Thaçi i kishin bërë presion në sy të ndërkombëtarëve për ta hequr taksën, e nuk i kishin dalë në krah.
Madje ai tha se vetë Rama e Thaçi i kishin bërë më shumë presion sesa vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Dhe Rama në anën tjetër, e kishte akuzuar publikisht kryeministrin e Kosovës së ka gënjyer me deklaratat e tij. Pyetja që shtrohet pas këtyre kërcënimeve është se a ka gisht Rama dhe Thaçi në procesin kundër Haradinajt.
Ata janë ideatorët e lojës së rrezikshme të copëtimit të Kosovës ndaj dhe kështu janë edhe përfituesit kryesorë të këtij plani.
© SYRI.net
Sigurisht qe gangesteri Rama dhe i pabesi Thaci, fut dhe Batonin ketu, qe jo kane gisht, por komplet krahun. Ata jane ideatoret dhe pregatitjes se kesaj loje te pabese.
Rama, Thaçi dhe Batoni janë tre tradhëtarët më të mëdhenjë të kombit shqiptarë. Z.Haradinaj do të fitojë se ka drejtësinë dhe bekimin e popullit. Kurse tradhltarët 3 Hamzatë do ti ndëshkojë historia .