Dorëheqja e Haradinajt/ Të gjithë kërkojnë zgjedhje, përveç PDK së Thaçit

Dorëheqja e Haradinajt/ Të gjithë kërkojnë zgjedhje, përveç PDK së Thaçit

22:48, 19/07/2019
A+ Aa A-

Në Kosovë kanë nisur të gjithë të bëjnë pyetjen: “Çfarë do të ndodhë tani pas ikjes së Haradinajt?” Zgjedhje të parakohshme? Qeveri teknike? Një tjetër koalicion i PDK-së me parti të tjera?

Të gjitha opsionet janë në tryezë, por LDK e Isa Mustafës kërkoi menjëherë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Thirrja e LDK-së, drejtuar presidentit Hashim Thaçi pasoi mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.

“Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka qeveri dhe LDK kërkon nga presidenti që t’i nis konsultimet për datën e zgjedhjeve”, – tha Mustafa i cili shtoi se pas dorëheqjes së Haradinajt, “LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve” dhe se “një qeveri teknike do të ishte fyerje për vendin”.

Edhe Fatmir Limaj ka mohuar se partia e tij, Nisma Socialdemokrate, do të jetë pjesë e një qeverie teknike, duke mos shkuar në zgjedhje.

“Nisma është e përgatitur për zgjedhje dhe unë nuk futem në asnjë kombinim pa shkuar te vota e qytetarit”, ka shtuar Limaj.

Pas LDK-së dhe “Nismës” edhe kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti konfirmoi se vendi do të shkojë në zgjedhje sepse sipas tij nuk ka arsye për një qeveri teknike.

Zgjedhje të reja ka kërkuar edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti. “Për drejtësi të vërtetë, zhvillim të qëndrueshëm, progres shoqëror, demokraci institucionale, menjëherë nevojiten zgjedhje të reja parlamentare” – shkruan Kurti.

Por ndryshe nga zërat që kërkojnë zgjedhje të parakohshme, në PDK-në që zyrtarisht drejtohet nga Kadri Veseli thonë se do të marrin vendimet e duhura konform ligjit pa u nxituar të shqiptojnë togfjalëshin “zgjedhje të parakohshme”.

Topi për momentin është në dorë të Presidentit, Hashim Thaçi që pritet të nisë konsultimet me krerët e partive politike për të marrë prej tyre opinionet për zgjidhjen e krizës politike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco