Shteti vrasës i bebeve prematurë

Shteti vrasës i bebeve prematurë

21:00, 19/07/2019
A+ Aa A-

Nga Elio Laze -

“Shendetesia do te jete model si per te porsalindurit e deri tek te moshuarit” premtonte poshte e perpjet Kryeministri para se te merrte detyren. “Ne do te investojme per maternitetet si asnje qeveri me pare”- fliste si gjeli maje plehut Edi Rama.

Dhe ne krye te shendetesise vuri Ilir Beqen. Hajdutin me çizme dhe shkaterruesin e sistemit shendetesor.

Investime fasade, pa asnje ndikim si per pacientet ashtu edhe per heronjte e vertete, bluzat e bardha.

Le te marrim nje fushe te mjeksise. Maternitetet. Kam degjuar shume raste qe bebe te lindura para kohe, kane nderruar jete. Prinder qe me zemer te thyer pas muajve sakrifica kane pranuar fatin. Krijesa e tyre nuk eshte me. Lot dhe dhimbje. Po perse?

Sepse ne Shqiperi mungojne inkubatoret per bebet premature. Sepse inkubatoret egzistues jane per bebe qe jane 7 muaj e siper. Nuk disponon shteti shqiptar inkubatore per bebe qe lindin me diagnozen “premature e rende”, pra te dale ne jete para javes se 32.

Jane inkubatore speciale, me maska oksigjenimi dhe te tjera kushte specifike mjeksore qe duhen per te vegjelit e lindur para javes se 32 te shtatzanise.

Ky paçavure shtet nuk i blen. Sepse per banden qe qeveris eshte me e rendesishme qe Vilma Nushi te beje check up ku burrat dalin shtatzene dhe grate dalin me prostate dhe per kete te paguhet miliarda. Sepse eshte me e rendesishme qe te paguhen miliarda per fasada dhe lulishte. Sepse ky shtet i mbrapshte nuk investon aty ku shpetohet jete, sepse duan ne cdo forme te zhvasin dhe plackisin.

Dhe dramat njerezore vijojne. Femije qe lindin dhe largohen nga jeta, ende pa hapur syte dhe pa ndjere eren e nenes. Sepse shteti nuk ka inkubatore.

Gra qe kalojne trauma se femijen nuk e shijoi, thjesht dhe vetem se Edi Rama, Ilir Beqja apo Ogerta Manastirliu mendojne qe eshte me mire qe leket t’i marre Vilma Nushi se sa te blejne inkubatore qe shpetojne jete.

Sado perpjekje mbi njerezore te bejne doktore dhe infermiere, reanimatore dhe pediater, shume krijesa te sapo lindura, ikin nga kjo bote sepse nuk ka inkubatore.

Dhe ai qe punon si kryeminister, vazhdon si gjeli maje plehut qe te reklamoje sukseset 3D te qeverise se tij te kalbur.

Mund te vazhdojne dhe pak ne kete forme, mund te vazhdojne qe te tjere femije te ikin nga kjo bote nga mungesa e nje inkubatori, mund tja hedhin dhe drejtesise. Por nje gjeje nuk do t’i fshihen kurre. Loteve te prinderve dhe shpirtrave te bebeve qe ikin nga kjo dynja, sepse ky shtet nuk ka inkubatore, nuk do t’i shpetojne kurre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco