'Sa të vegjël duken pushtetarët e politikanët shqiptarë sot para Ramush Haradinajt'

'Sa të vegjël duken pushtetarët e politikanët shqiptarë sot para Ramush Haradinajt'

21:39, 19/07/2019
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisës së PD, Tomor Alizoti e quan akt fisnik vendimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për tu dorëhequr pas thirrjes së bërë nga Gjykata Speciale.

Sipas ish diplomatit të njohur, sot politikanët dhe pushtetarët shqiptarë duken shumë të vegjël para Haradinajt.

“Mbi 100 vjet shtet e askush nuk e mori kurajon të dorëhiqej, të vinte fatet e kombit para interesave personale. Sa të vegjël duken pushtetarët e politikanët shqiptarë sot. Respekt për fisnikërinë Ramush Hajradinaj!”, shkruan Alizoti në reagimin e tij.

Kjo është hera e tretë që Haradinaj thirret në Hagë. Në dy herët e shkuara ai ka fituar pafajësinë. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar20/07/2019 18:23

Në vlerësimin më të madh për z.Haradinaj, si një luftëtar i paepur për çështjen kombëtare, i kujtoj z.Alizoti se nuk di që ndonjë Gjykatë ndërkombëtare të ketë thirur për ndonjë akuzë ndonjë politikan shqiptar e të mos ketë dhënë dorheqjen. Në fakt më shumë se gjesti burëror i Haradinajt, më bën përshtypje fakti se përse kjo Gjykatë ndërkombëtare nën nxitjen e Serbisë, i është qepur me gurë në trastë këtij luani të shqiptarëve, e nuk është marë me gjarbërij e zhaba të politikës shqiptare që haptazi kanë flirtuar me Serbinë.

Shto koment

Denonco