Vasili publikon DOKUMENTIN/ Ja si SHBA dhe BE shtynë dy herë zgjedhjet në Maqedoni. Po në Shqipëri?

Vasili publikon DOKUMENTIN/ Ja si SHBA dhe BE shtynë dy herë zgjedhjet në Maqedoni. Po në Shqipëri?

21:17, 19/07/2019
A+ Aa A-

SHBA dhe BE kërkuan dy herë shtyrjen e zgjedhjeve në Maqedoni, me pretendimin e plotësimit të standardeve për zgjedhje të lira e të ndershme.  Po në Shqipëri, ku Shqipëria është në koma?

Kjo është pyetja që ngre nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili përmes një postimi në Facebook publikon edhe dokumentin në fjalë.

“Vota e lirë dhe e ndershme është e vetmja terapi intensive,që e nxjerr demokracinë nga koma ku ka rënë në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

BE dhe SHBA imponuan shtyrjen dy here te zgjedhjeve ne 2016 ne Maqedoni.Po ne Shqiperi ku demokracia eshte ne komë??(DOKUMENTI).

SHBA dhe BE imponuan me shume te drejte,ne vitin 2016, shtyrjen dy here te zgjedhjeve ne Maqedoni me shkakun e vetem, permbushjen e standarteve per mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Ne Shqiperi votimet moniste, skandaloze dhe te padegjuara gjekundi ne boten e civilizuar jo vetem ne Europe por ane e mbane globit, jane fakt i rende, shkaterrimtar dhe nxitese te konfliktit civil shperthyes.

Pas ketyre votimeve moniste askush nuk mund te flase më as per demokraci dhe as per shtet te se drejtes ne Shqiperi.

Vota e lire dhe e ndershme eshte e vetmja terapi intensive,qe e nxjerr demokracine nga koma ku ka rene ne Shqiperi.

Ndersa ne Maqedoni ne 2016 kishte rezistence nga institucionet per shtyrjen e zgjedhjeve,
ne Shqiperi ne saje te Dekretit te Presidentit dhe fleksibilitetit te tij ne funksion te paqes sociale dhe evitimit te konfliktit civil ky problem eshte i zgjidhur.

SHBA dhe BE duhet te flasin e ti permbahen ne Shqiperi atij standarti qe mbajten ne Maqedoni,por ne Shqiperi akoma me thjesht se ne Maqedoni u duhet te kerkojne as me shume dhe as me pak,por thjesht dhe vetem zbatimin e ligjit.

Me poshte mund te lexoni dokumenti SHBA dhe BE per Maqedonine ne 2016.(DOKUMENTI)

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco