Reagon Berisha/ Ramush, je dinjitoz. Shqiptarë, ngrihuni kundër ndarjes së Kosovës

Reagon Berisha/ Ramush, je dinjitoz. Shqiptarë, ngrihuni kundër ndarjes së Kosovës

19:35, 19/07/2019
A+ Aa A-

Ish kryeministri Sali Berisha reagon pas vendimit të Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ndër të tjera shprehet se, akti i Haradinajt është akti i një shtetari dinjitoz.

Më tej, ish kryeministri u bën thirrje mbarë kombit shqiptar të bëhen bashkë e të ngrihen kundër çdo plani për copëtimin e Kosovës.

Reagimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha.

Nje akt shtetar dinjitoz!

Miq, sot Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj dha doreheqjen pasi thirret per t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hages.

Duke shprehur vleresimin tim per aktin e tij prej shtetari te vertet shtoj ketu se kjo eshte hera e dyte qe z. Ramush Haradinaj jep ne menyre dinjitoze doreheqjen si Kryeminister i Kosoves dhe hera e trete qe ai paraqitet para Gjykates se Hages ne pergjigje te thirrjes se drejtesise nderkombetare. Ne dy rastet e mpareshme ai eshte gjetur i pafajshem. Komandant trim qe luftoi me heroizem kunder pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpetoi qindra familje shqiptare nga barabarite serbe gjate luftes, shtetar me integritet dhe kryminister efiçent e adhetar i flakte, Ramush Haradinaj kundershtoj me guxim te madh projektin e Serbise se Madhe te Vuçiç, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit per çka dhe fitoi admirimin, mbeshtetjen e madhe te qytetareve te Kosoves dhe mbare kombit shqiptar.

Me kete rast une shpreh nderimin tim te palekundur per vepren dhe aktin e tij burreror te kryeministrit te Kosoves dhe kryetarit te AAK Ramush Haradinajt dhe besimin e palekundur ne drejtesine nderkombetare, e cila e ka shpallur ate dy here te pafajshem.

Une gjithashtu iu bej thirrje forcave politike ne Kosove, qytetareve te saj dhe mbare kombit shqiptar te kundershtojne me vendosmeri te palekundur te gjitha perpjekjet, prapaskenat per ndarjen dhe coptimin e Kosoves te projektit te Serbise se Madhe te Vuçiç, argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles Baton Stanishiqit qe festojne sonte doreheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thirrjen e tij nga Gjykata e Hages mbasi kishin tek ai nje dige te pakapercyeshme.sb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e verteta22/07/2019 20:41

ngrihuni o shqiptare qe te fillojne e te bejne amerikanet e ramushi trafik droge e prostitucioni per llogari te amerikes perseri si ne vitet 90 kur amerika solli al kaedan” qe ata thone se rrezoi kullat binjake” per te trajnuar kosovaret.

Loran shehu19/07/2019 19:56

Duhet te ngeihemi nje or e me par ndryshe sdo ket me as Shqiperi as Kosov me kte plan satanist qe esht vem me veprim ....

Shto koment

Denonco