‘Vëllai im krahasuar me Ramën është engjëll...’-Iriqi bisedon me Fatmir Xhafën

‘Vëllai im krahasuar me Ramën është engjëll...’-Iriqi bisedon me Fatmir Xhafën

19:11, 19/07/2019
A+ Aa A-

Iriqi: - Si po ecën Reforma në Drejtësi?

Xhafa: - Si uji. Merr formën e enës që vendos Rama. Një ditë tas,nesër gotë,pastaj legen,govatë. Si të gdhihet komandanti ynë.

Iriqi: - Po reforma ka emrin tënd?

Xhafa: - E vërteta është se ajo do quajtur reforma e pusullave. Sa shkruhej një nen vinte një copë letër. Shkruante Rama,ndrysho këtë paragraf! Pastaj më jepnin pusullë tjetër nga Lu. Korrigjo këtë nen,më urdhëronte. E kështu ditë pas dite. Aq rrëmujë ka atje si tek prodhimi i sallamit. Hidh lëkura, kocka, dhjamra, zorrë, brinjë e të bëftë mir?, o popull!

Iriqi: - Po pse nuk u dorëhoqe?

Xhafa: - E mora guximin, por më çuan vëllain në burg.

Iriqi: - Sikur e dorëzove vetë?

Xhafa: - Ashtu u tha. Fake komplet. Tani asnjë nga fisi nuk më flet. Se në fakt vëllai im para Tahirit e Ramës është ëngjëll. Vëllai im nuk mbushi vendin me kanabis,nuk trafikonte me kushërinj e me audi të ministrit,nuk bënte tendera rrugësh me vlerë 20 milionë euro/km, nuk vidhte vota. Dhe dje kur votova Milot-Balldren thashë me vete, më fal vëlla.

Iriqi: - Mund të votoje kundër.

Xhafa: - Ne sot jemi fiks si në kohë të Enverit. Vota kundër të fut në dhe.

Iriqi: - Ama dhe kur ishit diktaturë dilte ndonjë disident. Sot askush. Pse?

Xhafa: - Para ca ditësh te PS u bë mbledhja e kryesisë. Shkova me vonesë dhe pashë të parkuara vetura pa fund. Por të gjitha ishin AUDI,BENZ,BMW. Kuptova pse askush nuk flet. Së shpejti ne do i marrim leje Ramës edhe kur të bëjmë fëmijë.

Iriqi: - Edhe ti?

Xhafa: - Sigurisht. Se më heq emrin nga lista dhe përfundoj te vëllai,në qeli familjare. Nuk jam trim,por as budalla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco