Përdhunimi i 8-vjeçares në Durrës u fsheh për 2 javë/ Vokshi: E tmerrshme kur shteti është në duart e kriminelëve

Përdhunimi i 8-vjeçares në Durrës u fsheh për 2 javë/ Vokshi: E tmerrshme kur shteti është në duart e kriminelëve

19:05, 19/07/2019
A+ Aa A-

Albana Vokshi reagon pas ngjarjes së rëndë në fshatin Arapajt të Durrësit, ku një minorene 8-vjeçare u përdhunua në grup në ambientet e shkollës.

Si ish deputete për dy mandate në këtë zonë, Vokshi përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh habinë se, si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq të rëndë për gati dy javë?

"Është e tmerrshme kur shteti është në duart e kriminelëve", shkruan ndër të tjera ish deputetja e PD-së.

Reagimi i plotë i Albana Vokshit:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 2 javë më parë në Arapaj të Rrashbullit, Durrës. Zonë të cilën e njoh shumë mirë pasi kam qenë për dy mandate deputete e saj.

Arapaj, fshat i bukur, me njerëz të përkushtuar e punëtore, ku të gjithë banorët njohin njëri tjetrin, është tronditur nga akti i fundit i dy djemve që kanë ngacmuar seksualisht, brenda ambjenteve të shkollës, një vajzë krejt të mitur.

Mundohem të kuptoj nga deklaratat e institucioneve shtetërore atë që ka ngjarë. Por një gjë deklaron policia dhe tjetër gjë prokuroria.

Si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq të rëndë për gati dy javë?? Cila nënë është sot e qetë kur nuk ka shtet të mbrojë vajzat e tyre edhe brenda institucioneve shkollore që duhet të ishin vendet më të sigurta për to??

Është e tmerrshme kur shteti është në duart e kriminelëve.

- Sepse fëmijët tanë nuk i kemi të sigurt. 
- Sepse bëhen makinacione për të fshehur krimin.

Pse po fshihet ngjarja? Kush fshihet pas saj?? Si mundet të mos dënohen autorët? Pse hesht Ministrja Shahini sa herë ngjarje të tilla të rënda trondisin shqiptarët??

Ky është modeli i dhunimit, përdhunimit, që vjen nga maja e transmetohet në qeveritarët qendrorë e lokalë e futet fshehurazi në cdo familje.

Nëse sot nuk e ndalim, nesër do jenë bërë dëme të pariparueshme për shoqërinë e do jetë shumë vonë.

#TëMbrojmëFëmijëtTanë
#TëRefuzojëeModelinEShtetitTëKrimit

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali kurva19/07/2019 20:02

Spiropali do i shkoje per vizite familjes .....

Shto koment

Denonco