Shuhet legjenda e Tiranës Fatmir Frashëri/ Meta: I paharruar kujtimi yt Profesor!

Shuhet legjenda e Tiranës Fatmir Frashëri/ Meta: I paharruar kujtimi yt Profesor!

17:22, 19/07/2019
A+ Aa A-

Futbolli shqiptar dhe veçanërisht klubi i Tiranës sot është në zi, pasi ndahet nga jeta i madhi Fatmir Frashëri.

Frashëri, një nga kolosët e futbollit bardheblu dhe një pjesë e historisë së 24-herë kampionëve dhe futbollit shqiptar u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Lidhur me ndarjen nga jeta të Frashërit ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.

“Me hidhërim të madh mësova lajmin e trishtë të ndarjes sot nga jeta të kampionit tonë të madh e të papërsëritshëm tiranas, si në fushë e në pankinë, por edhe jashtë ambienteve sportive, një prej legjendave të futbollit shqiptar, Fatmir Frashëri!

Familja Frashëri, që i dha aq shumë personalitete kombit tonë në të gjitha fushat, natyrisht që do t'i jepte një gjigand edhe në fushën e blertë por edhe si trajner.

Si lojtar, trajner e President dinjitoz i Tiranës, Fatmiri ynë i dashur do të mbahet mend përjetë për virtuozitetin dhe talentin e rrallë, aq sa me të drejtë për të thuhet se nuk ishte futbolli që e bëri të madh, por ishte pikërisht ai që i dha kuptim këtij sporti si rrallëkush, duke qenë njëherësh sportist i dalluar dhe intelektual i spikatur!

I ruaj me nostalgji emocionet e takimit tonë të fundit dhe bisedën e ngrohtë që patëm, duke uruar së bashku për rezultate më të mira e më të larta për sportin tonë! Ndaj uroj që amaneti i tij të përmbushet nga brezat e rinj të sportistëve tanë!

Duke ndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Frashëri, miqve e bashkëpunëtorëve të afërt, si edhe të gjithë sportdashësve shqiptarë.

I paharruar kujtimi yt Profesor!”, shkruan Meta në mesazhin e tij.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco