Nuk ka faj policia, urdhrin për fshehjen e përdhunimit të 8 vjeçares e dha Lleshi

Nuk ka faj policia, urdhrin për fshehjen e përdhunimit të 8 vjeçares e dha Lleshi

15:03, 19/07/2019
A+ Aa A-

Ka pasur një revoltë në media dhe në rrjetet sociale, për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur 3 javë më parë në fshatin Arapaj të Durrësit, ku në ambientet e shkollës u lidh e më pas u përdhunua në grup një vajzë 8 vjeçare.

Ky zemërim ka qenë edhe më i madh, pasi u mësua se Policia e Shtetit e mbajti të fshehtë këtë ngjarje të rëndë e cila u zbulua vetëm nga media, ditën e sotme.

Por për këtë nuk e ka fajin policia e Durrësit, por vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, me urdhrat e tij.

Në fund të muajit janar të këtij viti u zbulua se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, kishte dhënë një urdhër për mos publikimin në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit të ngjarjeve të rënda.

Menjëherë pas kësaj Policia e Shtetit në zbatim të këtij vendimi kundër transparencës, ndryshoi mënyrën e publikimit të ngjarjeve ditore të cilat më herët transmetoheshin të detajuara sipas komisariateve, duke dhënë vendin dhe kohën e çdo krimi.

Edhe në këtë rast për ngjarjen në fjalë, policia është mjaftuar me një njoftim të turbullt në buletinin e datës 6 korrik.

‘Durrës - Më datë 05.07.2019, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në zbatim të urdhërit të Prokurorit, ndaluan 16-vjecarin A.R., pasi ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një të mitur 13-vjeçar. Për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera’, shkruhej në këtë buletin ditor të kontrolluar dhe censuruar nga qendra.

Në atë kohë gazetarët e kronikës në mediat kryesore në vend e pritën me kritika të ashpra këtë urdhër të Lleshajt, duke theksuar se veprimi i policisë përbën fshehje të ngjarjeve dhe mungesë transparence dhe prishte një traditë mbi 10 vjeçare të policisë.

Në zbatim të kësaj çmendurie të ndërmarrë nga Lleshaj, që nga 1 janari i këtij viti policia publikon vetëm një përmbledhje ditore ku jep shifra të përgjithshme pa detajuar vendin ku kanë ndodhur ngjarjet dhe kohën kur janë regjistruar. Kështu ka ndodhur edhe me ngjarjen e rëndë që u zbulua nga media vetëm ditën e sotme pas 3 javësh; përdhunimin në grup të një vajze të vogël brenda ambienteve të një shkolle në Durrës.

Kjo praktikë bëhet për të krijuar imazhin, se në Shqipëri nën policinë e Ramës dhe Lleshajt nuk ndodhin ngjarje të rënda. Por kjo fshehje nga opinion publik, bën që këto krime të mos ndiqen deri në fund dhe shmangin presionin publik mbi autoritet që duhet të jenë përgjegjëse jo vetëm pse ndodhin, por edhe për rehabilitimin e vogëlushes 8 vjeçare dhe familjes së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera 19/07/2019 15:59

Bravo Media qe po i duhet te punoje me nje njeri qe e ka vendin, i futur, ne nje biruce nga ato te njerezve me te keqtrajtuar ne burgje, pse jo ,ndoshta dhe i lidhur ,si ajo goca.

Gramoz19/07/2019 15:17

Gjeneleshi Llesh Lesh Pershesh Kimiku, i di mire keto metoda se eshte formuar si ushtarat ne kohen e Enver dylberit, sepse ne kohen e tij nuk ekzistonte kronika e zeze! Nen shembullin e qoftlargut ecin edhe qelbesirat e Ridhjerjes Siçiliste.

Shto koment

Denonco