Loja e rrezikshme e Ramës

Loja e rrezikshme e Ramës

19:00, 18/07/2019
A+ Aa A-

Vetëm  6 ditë pasi mori detyrën e ministrit të jashtëm të qeverise së re konservatore, Nikos Dendias u prit në Foggy Bottom nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. 

Dendias zbarkoi në Washington me një kërkesë të veçantë dhe urgjente: na ndihmoni përballë provokimeve turke në Mesdheun Lindor.

Në të njëjtën ditë, Edi Rama po zhvillon një vizitë shtetërore në Ankara. Vizita e nivelit të lartë të Kryeministrit tonë, vjen në një kohë kur gjeopolitika në rajon po ndryshon me një shpejtësi të madhe në raport me Greqinë dhe Turqinë. 

1. Administrata amerikane e Presidentit Trump ka percaktuar Greqine dhe Izraelin si aleatet strategjike ne Mesdheun Lindor duke anashkaluar Turqine.

2. Bashkimi Europian kete jave ka kercenuar Turqine me sanksione ekonomike per shkak te eksplorimit nga ana e Turqise per reserva gazi ne detin mesdhe, afer Qipros duke sjelle konflikt te hapur me Greqine, dhe duke bere qe BE te mbaje anen e Greqise.

3. Dorezimin nga ana e Rusise se platformes se raketave S-400 perkunder kushtlderstise se hapur te ShBA-ve dhe NATO-s.

4. Ndalimin e shitjes se avioneve F-35 Turqise nga ana e ShBA-ve si reagim i blerjes nga ana e Turqise se raketave ruse.

5. Kercenimi nga ana e ShBA-ve me sanksione ekonomike ndaj Turqise.

6. Ofertes se re ruse per Turqine per blerjen e gjenerates se fundit te avioneve Su-35.

7. Mbeshtetjes se fshehur te Erdogan per ndryshimin e kufinjve te Kosoves, si precedent per Qipron.

Vajtja e Edi Ramës në vizitë shtetërore në Ankara në të njëjtën ditë që Ministri Grek i punëve të jashtme viziton Washingtonin, e vendos Shqipërinë në kampin e gabuar. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ESMERALDA 21/07/2019 03:53

Sa bukur shkruani ju shkrimtarët "Buki" duhet të jesh patjetër një nga ata gazetarët e Rames që paguhesh mirë për këto fjalë kaq te mëdha dhe të bukura.

Buki18/07/2019 23:58

Tersisht e keni gabim. Minsitri grek jo vetem qe ka kerku mbeshtetje per eksansionin ne mesdhe por edhe ne adriatik. Mire eshte ta tregoni realitetin. Andaj Rama ka te drejten e tij te kerkoje mbeshtetje nga Turqia kunder ekspansionit grek. Cdo kryeminister normal do duhej ta bente kete. Gjithashtu mire eshte mos beni ndasi Lindje Perendim. Per ne rendesi eshte qe te kemi miq edhe ne Lindje edhe ne Perendim p.sh. Izraeli eshe ne Lindje dhe Jo ne Perendim..... Bile eshte aleati kryesor i shba. Per shqiptaret me rendesi eshte te bejne dicka me shume ne fushen e mbrojtjes.... Mundesisht ndonje Frigate apo ndonje Nendetese apo ndonje F35 te shtij ne dore.... Besoj se ne kete drejtim opozita po ben gabim. Sa e sa here ambasada amerikane ka dal ne mbeshtetje te rames (edhe pse padrsjtesishte sipas mendimit Tim) opozita nuk e ka kritiku, po sikur ambasada turke te kishte bere te njejten gje..... Andaj kini kujdes.... Mos harroni edhe rastet kur Turqia nja 3 apo 4 here i ka shpeta shqiptaret, shqiperine dhe Kosoven. Le te keni raporte te mira me te gjithe ato qe na e duan te miren.

Alban Tirana18/07/2019 22:23

A e dinë socialistët e ndershëm se Rama po i tradhëton duke u bërë palë me pushtuesin shekullorë TURQINË, dhe po na largon nga aleati strategjikë AMERIKA. ?

Krist18/07/2019 19:45

Sa xheloze qe beheni edhe ju gazetaret,qe nuk ju shpeton asgje pa e zbuluar.Rama .,per dijenin tuaj,ndodhet i ftuar ne Turqi,prej Presidentit Erdogan,per t'i marre mendimin (Rames ,pra ),se si t'ja hedhe atyre shtate pikave,qe keni renditur me siper.Kete kerkese,ja ka bere,duke u bazuar tek keshillat extra speciale qe Rame i ka bere Vicic-it dhe Thacit,jo vetem per problemet me Kosoven,por per te gjithe Ballkanin.

Shto koment

Denonco