FOTO/ Brisi i Ramës shkon te shtëpia në plazh, ja surpriza e pakëndshme që i kishte rezervuar Dritan Leli i Vlorës

FOTO/ Brisi i Ramës shkon te shtëpia në plazh, ja surpriza e pakëndshme që i kishte rezervuar Dritan Leli i Vlorës

17:21, 18/07/2019

Kot nuk thonë ‘ç’ta bën i yti, sta bën perëndia’.

Zyrtarët e lartë socialistë duhet të bien vetë pre e zullumeve të tyre për të kuptuar babëzinë e pushtetit korruptiv që kanë ndërtuar në këto 6 vite.

Pre e këtij abuzimi me pushtetin që nuk ka të ndalur ka rënë edhe ish-Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, e cila ka konstatuar se në dritaren e apartamentit të saj në një pallat në Vlorë, është ndërtuar një tjetër pallat që gati po i hyn në banesë.

Shehaj ka postuar edhe foton e pallatit ku duket qartë që ndërtuesi i pallatit ngjitur jo vetëm nuk ka respektuar asnjë distancë por i ka bllokuar edhe dritaren e apartamentit znj. Shehaj.

Shehaj ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, por edhe ndaj qeverisë në tërësi, ndërsa shkruan: “A ka shtet këtu, a ka prokurori!”

‘Kjo është supriza e rradhës në vlorë. Shkon dhe shikon lejen e re që jep kryetari. Siii mundet, si mundet që në vitin 2019 të ndërtohet një pallat i tillë ku nuk ruhet as distanca minimale nga pallati. Nuk hap më as dritaren se më hyn komshiu brenda, tmos mendojmë që mund të hy edhe një hajdut dhe të bëj qejf në shtëpinë tënde përse ti sjeton aty. A shtet aaa a kaaa prokurori ky vend ti shohin këto masakra në mes të vlorës. Apo duhet të themi faleminderit që na paskan lën kët tunelin që tpaktën të futemi në shpi. Bravo Shqipëria ime, Bashkia që duam Bashkia vlorë, Dritan Leli’, shkruan Brisida Shehaj

Një komentues i është kthyer se këtë gje e ka bërë partia e saj (PS) por Shehaj i pergjigjet se i përket asaj race qytetarësh që kritikon gjithçka që duhet kritikuar dhe kur ka mundësi bën më të mirën, kur nuk ka, largohet.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tl21/07/2019 19:26

Nuk vazhdohet më me : ku qendron problemi ketu.Kur tju ndodhe edhe juve nje gje e tille atehere do shikoni sa ju vlen lekure

Lomi21/07/2019 18:06

A ty te befshin ate qe s'thuhet! Ti race muti , jo race qytetarie! Keshtu ju pafsha!

Panxhari21/07/2019 14:02

I'm so sory briss these is your party. Chiao.

EC20/07/2019 09:47

Ku qëndron problemi këtu? :D :D :D

Gramoz19/07/2019 15:50

Kritikoni gjithçka kur ju vjen veza ke bytha juaj! Ku qendron problemi ketu, he ku qendron?!

Shto koment

Denonco