VIDEO/ Reeker flet për krizën në Shqipëri: Nuk kemi thënë se çdo gjë është perfekt

VIDEO/ Reeker flet për krizën në Shqipëri: Nuk kemi thënë se çdo gjë është perfekt

22:14, 17/07/2019
A+ Aa A-

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë. Ai ka theksuar në fjalën e tij, se edhe në SHBA jo çdo gjë është perfekte.

Ambasadori Reeker, zyrtar me përvojë në çështjet e Ballkanit, i bëri komentet të mërkurën në një forum të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington.

Ai tha se Shqipëria vazhdon të jetë një ndër aleatet më të forta të Shteteve të Bashkuara në Evropën juglindore.

 ‘Por ne nuk jemi krenarë me gjendjen aktuale politike në Shqipëri,’ tha zoti Reeker.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të Zërit të Amerikës, Reeker tha se rruga institucionale është mënyra e vetme për tejakilimin e krizës së tanishme.

‘Gjithmonë kam një bast me stafin që nuk mund të kalojë një ditë pa më pyetur për Ballkanin. Kam kaluar shumë nga jeta ime personale dhe profesionale në Ballkan.

Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë. Është aleat i NATO-s, kemi punuar ngushtësisht dhe kemi punuar fort me ta. Ky vend erdhi nga një eksperiencë unike, pasi dolën nga era e Hoxhës, një eksperiencë e ndryshme nga vendet e tjera gjatë Luftës së Ftohtë. SHBA kanë qenë miku më i mirë i Shqipërisë, kemi punuar fort për ta futur në rrugën e anëtarësimit në NATO. Jemi krenarë për këtë fakt.

Jemi krenarë për Shqipërinë. Por nuk jam krenar për shqiptarët gjatë javëve të fundit. Nuk mund të bojkotosh parlamentin, ose të lësh mandatet. Duhet të përdorësh këto institucione, duhet të përdorësh gjykatat, duhet të caktosh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që të përdorësh këto mjete për të kaluar këto kohëra të vështira politike.

SHBA nuk do të arbitrojnë politikën e brendshme shqiptare, por do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë palët që të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur për të kaluar këtë me mjetet kushtetuese që keni. Duhet të mbajmë mend që ne në SHBA, na u desh ca kohë që të bëjmë gjërat mirë. Nuk kemi thënë se është kryer kjo gjë apo është perfekt. Por institucionet janë çelësi,’ tha Riker.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alban Tirana18/07/2019 12:10

Sekretari i Sekretarit në SHBA thotë se shqipëria ka bërë progres dhe duhet zbatuar kushtetuta si dhe opozita ti thotë ndal bojkotit dhe institucioneve,por ky z.Reeker nuk e di se në shqipëri vidhen votat, krimi dhe korrupsioni nga më të shëmtuarat në europë dhe botë, vëndi është kthyer në Kolumbinë Europiane, ikja masive e rinisë për arsye të papunësise, etj, etj. Kurse DASH thotë që shqipëria është kampion i krimit dhe korrupsionit. Atëhere kë të besojmë Ne shqiptarët ? këtë z.Reeker apo DASH ?

Alban Tirana18/07/2019 12:09

Sekretari i Sekretarit në SHBA thotë se shqipëria ka bërë progres dhe duhet zbatuar kushtetuta si dhe opozita ti thotë ndal bojkotit dhe institucioneve,por ky z.Reeker nuk e di se në shqipëri vidhen votat, krimi dhe korrupsioni nga më të shëmtuarat në europë dhe botë, vëndi është kthyer në Kolumbinë Europiane, ikja masive e rinisë për arsye të papunësise, etj, etj. Kurse DASH thotë që shqipëria është kampion i krimit dhe korrupsionit. Atëhere kë të besojmë Ne shqiptarët ? këtë z.Reeker apo DASH ?

I deleguari17/07/2019 23:08

Nuk ka faj Rikja i Amerikes, por ka faj Rika jon nga Olanda, qe akoma pas 6 vjetesh nuk ju ka spjeguar dot askujt as jashte, as brenda Shqiperise, se c’monster eshte Noriega i droges, qe ka kapur të gjithe institucjonet, brenda të cilave na u dashka te hyje e te beje poza demokratike opozite mavrija jone! (Kujtoni Berishen, qe ngarkuar me dosje, nuk kethehej pa I spjeguar skandalet e PS gjith evropjanve dhe amerikanve) Edvin Rama do bjere sepse po e pret vete degen ku ka hypur dhe aspak nga mallkimet e Lulzimit, por e keqja vjen me pas: ...”si mund t’i besosh drejtimin e nje vendi te shkaterruar plotesisht, nje njeriu sadoqofte I mire, por totalisht i paafte , pa as me te voglin dyshim...” Sa me shpejt ta kuptoje PD, aq me me fat do te jete ky popull. PD ketej e me pas duhet të udhehiqet nga nje kryesi me njerez te sprovuar!

Shqiptari17/07/2019 22:56

Me gjithe respektin Mr. Reeker, por nuk paske fare informacion te thelluar per Shqiperine. Nuk e dike fare se si dhe per cfare u lane mandatet e deputeteve, per cfare arsye opozita dhe populli shqiptar e bojkotuan votimin monisto-enverist te 30 qershorit. Ju flisni per kushtetueshmerine ne nje kohe qe qeveria, me pretekstin e reformes ne drejtesi, duke e privatizuar kete reforme, e shkaterroi sistemin e drejtesise, Sot Shqiperia, si asnje vend ne bote, nuk ka as Gjykate Kushtetuese dhe as Gjykate te Larte, Parlamenti gjysmak eshte i mbushur me 121 sharlatane. Thellohu Mr. Reeker dhe mos u tall me popullin shqiptar qe e do kaq shume lirine dhe demokracine, qe e do SHBA! Mos e braktisni popullin shqiptar ne ditet e tij me te zeza, sic e braktiset per 45 vitet e diktatures enveriste. Mos lejoni instalimin e diktatures moniste nepermjet nje demokracie fallco si ne kohen e Enverit. Duke jetuar ne nje shtet demokratik te vertete sic eshte SHBA, ju as nuk e imagjinoni se cfare po ndodh ne Shqiperi, ku qeveria i ka kapur te gjitha institucionet. Nese dikush flet kunder Rames dhe qeverisjes se tij mizerabel, ai mbledh 28 deputete, firmosin nje kerkese per shkarkim dhe shkarkojne cilin te duan "ligjerisht". Edhe ne diktaturen komuniste kishte shtet, kishte ligje, shteti ishte antipopullor, antidemokratik dhe ligjet ndeshkonin ashper vetem kundershtaret politike te regjimit hoxhist. Thellohu Mr. Reeker! Merr akoma informacion dhe pastaj nxirr konkluzionet per "gabimet" e opozites. Merru pak me gabimet dhe krimet e qeverise dhe Rames, se je goxha burre! Perfaqeson goxha shtet. Mos u tall edhe ti si Palmer! Eshte gjynah qe te tallesh me nje popull kaq te vuajtur sa populli shqiptar, i cili si asnje popull ne bote, ka gati 30 vjet ne tranzicion, dhe tani po shkon drejt humneres. Behuni arbiter ne luften e trete shqiptaro-shqiptare! Mos beni sehir, neser do te jete teper vone!

ok17/07/2019 22:46

dhe ne origjinal dhe ne perkthimin shqip ky njeri sthote asgje,,, nga fundi thote se dhe ne amerike sjemi perfekt zot na ruaj kta degjojme ...

Shto koment

Denonco