‘Shqipëria pa pluralizëm’/ Ish-ministri: ‘Nuk ka shpresë që Kushtetuesja të ngrihet shpejt’

‘Shqipëria pa pluralizëm’/ Ish-ministri: ‘Nuk ka shpresë që Kushtetuesja të ngrihet shpejt’

19:11, 17/07/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti i ftuar  Ora News u shpreh pesimist për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në vjeshtë duke e cilësuar si një opsion jo realist deklaratën e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

‘Unë mendoj që gjërat po precipitojnë me një shpejtësi të madhe dhe këtu përveç një krize të rëndë konstitucionale ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese që të gjykojë të gjitha elementet e thyerjes së sistemit dhe normalisht nuk kemi demokraci parlamentare. Kushtetuta parashikon që Shqipëria është një vend i demokracisë parlamentare pluraliste. Ne nuk ndodhemi në pluralizëm dhe ngaqë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese nuk kemi ku e ankimojmë. U pretendua që Kushtetuesja do të krijohej në korrik, por nuk ka asnjë shenjë, asnjë gjasë.

Gazetari: Në vjeshtë tha ministrja e Drejtësisë?

Panariti: Nuk e di. Mbase ajo di ca gjëra që ne nuk i dimë. Mua nuk më duket që është opsion realist sepse nuk po shohim asnjë element që të shohim konstatimin e Gjykatës Kushtetuese, apo ndonjë afat të arsyeshëm. Nga ana tjetër nuk kemi as Gjykatë të Lartë. Pra dy gjykatat supreme janë jashtë loje. Mendoni se në çfarë traume është i gjithë sistemi kur praktikisht të gjitha shkeljet e kushtetutës, qofshin të ligjeve, apo të proceseve që nuk kanë baza ankimore  se nuk është Kushtetutesja. Për rrjedhojë mbajnë peng demokracinë funksionale, e cila po rrëshqet në autokraci.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco