‘Rama po skarcon prokurorët që i zbuluan korrupsionin’/ Vasili: ‘Nuk duan të hetojnë aty ku është krimi shtetëror’

‘Rama po skarcon prokurorët që i zbuluan korrupsionin’/ Vasili: ‘Nuk duan të hetojnë aty ku është krimi shtetëror’

22:44, 16/07/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili nga studio e Ora News, u shpreh se nuk e sheh aspak shenjë të mirë për SPAK skualifikimin e prokurorëve të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe Dritan Prençi.

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së shpreh habinë sesi lapsi bie gjithmonë mbi ata që janë më produktivë.

‘Prençin dhe Hajdarmataj, nuk i njoh fare personalisht, por nuk e kuptoj pse skualifikimi bie mbi ata që kanë punuar më fort se të tjerët, janë transferuar më fort se të tjerët, janë dënuar më fort se gjithë të tjerët. Do të na duhej që këta prokurorë këmbëngulës të ishin atje. Nuk më intereson fare SPAK nëse faji është aty, instrumentat ligjorë janë aty, gjithë trupat e hetimit dhe prokurorisë janë aty dhe nuk kanë dhënë përgjigje pse nuk kanë vajtur para drejtësisë ata të "184", "339", Unazës së Re, OST. Janë faje që kanë të bëjnë me qindra milionë euro dhe shkatërrimin e të gjithë sistemit zgjedhor. Kemi pamjet e 30 qershorit me kutitë në krah, pse nuk ndalohet njeri. Protestuesin në protestën e opozitës i ndalojnë, i gjejnë. Kanë ndaluar protestues autik, me një këmbë, protestues me karrocë invalidi.”

Vasili i shikon si të vakta pritshmëritë për SPAK, pasi sikundër edhe thotë për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit nuk ka munguar ligji por vullneti.

‘Të mos gënjejmë askënd. Nuk kanë dashur dhe nuk duan të hetojnë atje ku krimi shtetëror dhe  korrupsioni është evident. Asnjë nen i legjislacionit që kemi nuk i pengonte, madje i favorizonte pambarim për të kryer këtë punë. Gjithë kapja e drejtësisë ishte që këta të mos dënohen kurrë.”

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco