Votimet monopartiake të 30 qershorit/ Basha: Po të kishte prokurori, manipulatorët do të ishin nën hetim

Votimet monopartiake të 30 qershorit/ Basha: Po të kishte prokurori, manipulatorët do të ishin nën hetim

20:52, 16/07/2019
A+ Aa A-

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ndaloi mbrëmjen e  sotme në Urën Vajgujore dhe në Kuçovë  ku zhvilloi një takim me strukturat e PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se shqiptarët refuzuan Ramën dhe mazhorancën  me 30 qershor si asnjëherë më parë.

“Ajo që ka ndodhur në 30 Qershor, nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës ka qenë në proporcione masive. Askush nuk është refuzuar si Edi Rama dhe regjimi i tij. Në ketë refuzim gjejnë shprehje disa prej problemeve kryesore, për të cilat jemi angazhuar në këtë aksion të paprecedentë politik. Vetëdijësim i shqiptarëve se 30 qershori ishte ditë për oligarkët, banditët, për shërbetoret e Edi Ramës, por jo një ditë për qytetarët e zakonshëm”, u shpreh Basha.

Për Bashën, 30 qershori nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike përveçse ndaj atyre që kanë shpërdorur burimet shtetërore në një proces farsë, duke nisur nga paratë që kanë hedhur në një proces të pligjshëm.

Shefi i opozitës theksoi se po të kishim një prokuror të ndershëm dhe me integritet, sot të gjithë këta persona, duke nisur me Edi Ramën, me KQZ, me ministritë e përfshira, do të ishin nën hetim për shpërdorim detyre dhe shpërdorim financiar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco