Ramaforma në Drejtësi/ Shpërthen gazetari: KLP me spiunë sigurimi, SPAK u kthye në S'NUK

Ramaforma në Drejtësi/ Shpërthen gazetari: KLP me spiunë sigurimi, SPAK u kthye në S'NUK

16:35, 16/07/2019
A+ Aa A-

 Mosmiratimi nga ana e KLP për kandidaturat e Besim Hajdarmatj dhe Dritan Prençit për SPAK, vjen edhe reagimi i ashpër i gazetarit Dritan Kaba.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kaba shprehet se tashmë nuk ka më dyshime që, kjo nuk është më Reformë në Drejtësi por Ramaformë në Drejtësi.

Sipas gazetarit, strukturën e SPAK e ka bërë krimi i organizuar që ka pushtuar çdo qelizë të Rilindjes.

Postimi i plotë i Dritan Kabës:

SPAK U KTHYE NË S'NUK

Pas mosmiratimit nga KLP të kandidaturave të Besim Hajdarmatës dhe Dritan Prençit u hoq çdo dyshim, nëse e kishte ndonjëri, që nuk kemi të bëjmë me Reformë në Drejtësi, por me Ramaformë në Drejtësi. Likuidimi i këtyre dy prokurorëve, ku njeri kishte kaluar edhe vettingun, na qartësoi, që strukturën e SPAK e ka bërë krimi i organizuar, oligarkët e PPP dhe Kupola e Rilindjes së korruptuar në çdo qelizë.

Tashmë nuk kemi të bëjmë me SPAK, por me S'NUK.

S'nuk ka për të hetuar veprat e korrupsionit që bëjnë muuu para të gjithëve. S'nuk ka për të hetuar grupet kriminale. S'nuk ka për të hetuar pastrimin e parave. S'nuk ka për të hetuar PPP korruptive. S'nuk ka për të hetuar kullat e ndërtuara me paratë e drogës.

Nga një KLP me spiunë sigurimi, prokurorë edhe gjykatës të komunizmit, nga prokurorë të inkriminuar, nga sorosianë që i shërbejnë me verbëri Meduzës së krimit në qeverisje këta dy prokurorë nuk mund të ishin në listën e SPAK. 

Mosprania e tyre në listë na dhanë të kuptojmë që realisht ata kanë qenë prokurorë që e kanë luftuar realisht krimin e organizuar.
Pres me padurim ndërkombëtarët ta përshëndesin përjashtimin e këtyre dy prokurorëve nga SPAK, tashmë i kthyer në S'NUK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco