Malltezi në Syri TV: Rama me kartelë, kërkon të kapë çdo zyrë e çdo institucion

Malltezi në Syri TV: Rama me kartelë, kërkon të kapë çdo zyrë e çdo institucion

16:17, 16/07/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, anetari i kryesise së PD-se, Jamarbër Malltezi komentoi situatën politike në vend dhe disa problematika në qytetin e Tiranës.

Sa i përket kërkesës për shkarkimin e Arben Malaj nga Banka e Shqipërisë, Malltezi u shpreh se, Rama nuk pranon asnjë mendim ndryshe.

Sipas tij, Rama kërkon të kapë çdo zyrë e çdo institucion në këtë vend.

“Edi Rama do të ketë në çdo dorë institucion e zyrë. Do të ketë në dorë prokurorë e gjyqtarë. Edi Rama nuk pajtohet me asnjë mendim ndryshe. Ai është thjesht një diktator, që nëse nuk je në një mendje me të je armik.  Ne në 90 kemi dalë e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ku jemi sot? Nëse do thoshin atëherë do ikë Ramizi e do vijë djali i Kristaqit me kartelë, të gjithë do të thoshin më mirë Ramizi se ky budalla. Po shporrin shqiptarët nga vendi i tyre”, deklaroi Malltezi.

Sa i përket kryebashkiakut të Tiranës, Malltezi e cilësoi Erion Veliajn “profesorin e intrigës në Shqipëri”.

“Erion Veliaj është profesori i intrigës në Shqipëri. Sa i përket ndërtesës te sheshi Italia, para një muaji ishte edhe VKM për dhënien e parave drejtorit. Te Uanaza e Re duan ti nxjerrin njerëzit pa i shpronësuar, ndërsa këtu veprojnë ndryshe. Kjo ishte intriga e rradhës e Veliajt. E bëri të gjithë këtë për të sulmuar Ramën. PD doli e tha ja ku është leja e Ramës, ja legalizimi i Artan Lames. Veliaj doli si burrë i mirë. Me duart e të tjerëve sulmoi Ramën”, tha Malltezi.

Sa i përket tenderave në Bashkinë e Tiranës, Malltezi denoncoi faktin se, kompania Fusha Sh.p.k ka marrë 43 tendera, duke përmendur edhe tenderin për Bulevardin Zogu 1, që sipas tij, një km kushton 10 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz16/07/2019 16:42

Edver hajduti kur ishte kryetar bashkie dhe nderhyri ne kete bulevard, na tha se ky bulevar eshte ndertuar 70vjet perpara, dhe tashi pas nderhyrjes tone do te duhen 70vjet te tjera per nderhyrjen tjeter! Te ken kaluar valle 70vjet qekur nderhyri ky supermashtrus ordiner ne bulevardin Zogu i Pare?! Kush ka ndonje dyshim nga shoket e ridhjerjes, ti kthehet dhe te shohe kronikat e kohes.

Shto koment

Denonco