Darka e fundit pas 30 Qershorit që mbylli debatet televizive për të censuruar refuzimin 85%

Darka e fundit pas 30 Qershorit që mbylli debatet televizive për të censuruar refuzimin 85%

22:59, 15/07/2019

Një javë pas 30 Qershorit drejtuesit e debateve në televizione shpallën nisjen e pushimeve verore, një akt i paprecedentë sa i përket një sezoni mjaft të nxehtë politik dhe në kulmin e shumë debateve ku më i rëndësishmi është ai i refuzimit të regjimit nga 85% e shqiptarëve.

Pikërisht për të shmangur nga debatet këtë humnerë të Ramës, ai ka urdhëruar mbylljen e të gjitha debateve televizive dhe nisjen e tyre me pushime. Kështu ka bërë ‘Opinion’ dhe po kështu edhe televizioni tjetër qeveritar Top Channel.

Rama nuk do aspak debate ku të zbardhet e vërteta e farsës së votimeve të 30 Qershorit, që shqiptarët e bashkuar si kurrë më parë e braktisën në mënyrë masive.

Duke folur për kapjen që Edi Rama po i bën medias, analisti Andi Bushati zbulon një takim mes kryeministrit, gazetarit Blendi Fevziu, si edhe shefit të zyrës së shtypit të Ramës, Endri Fuga.

Bushati shkruan se ata kanë ushtruar presion ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që merr pronari i televizionit.

'Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si ‘Opinion’. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant ‘Padam’, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që merr pronari i televizionit’, shkruan Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz15/07/2019 23:28

Nuk ngopen rracq..et dun me i zhduk fare zerat kunder. Robt gjith ridhjerjes dhe liderit suprem.

Shto koment

Denonco