Kush është Emmanuel Macron dhe kush e ndihmoi në ngjitjen marramendëse drejt pushtetit

Kush është Emmanuel Macron dhe kush e ndihmoi në ngjitjen marramendëse drejt pushtetit

22:35, 15/07/2019
A+ Aa A-

Lindur më 21 dhjetor 1977, nga dy prindër mësues, i laureuar në ekonomi, më 2004 hyri në Inspection Générale des Finances (IGF).

Deri këtu asgjë e veçantë, një karrierë klasike, një post publik në moshën 27 vjeç.

Kthesa në jetën e Macron

Kthesa e plotë nisi më 2007, në moshën 30 vjeç: pas vitesh dashurie të mbajtur të fshehtë, marohet me Brigitte Trogneux, lindur më 13 prill 1953, ish-mësuesja e tij e frëngjishtes, 24 vjet më e madhe, nënë e tre fëmijëve, njëri prej të cilëve më i madh se Emmanuel, dhe gjyshe e shtatë nipërve e mbesave. Bëhet fjalë për një prezencë influencese në jetën e tij.

Image

Karriera në bankë

Që nga ai moment, jeta e Macron ndryshoi në mënyrë marramendëse. Më 2008, u thirr nga Banka Rothschild dhe nis karrierën në botën financiare. Dy vjet më pas ishte bërë drejtues i lartë i Bankës Rothschild. Katër vjet më pas bëhet multi-milioner, falë pagave të larta dhe komisioneve të fituara në disa afare të mbyllura për llogari të bakës, sidomos në transaksionin midis Nestlè e Grupit Pfizer. Në vetëm katër vjet Macron bën karrierë të shpejtë brenda bankës, karrierë që zakonisht merr një jetë përkushtim.

Image

Karriera politike

Por kjo nuk është asgjë. Më 2011 thirret nga François Hollande si Sekretar i Përgjithshëm në Elisè. Kush e di pse gjithë ky nder. Më 2014 bëhet Ministër i Ekonomisë në qeverienë e Manuel Valls. Një ngjitje vertikale, e pabesueshme po aq sa dhe e pajustifikuar. Deri në atë moment Macron nuk kishte shfaqur merita të veçanta, veç pasurimit përmes transaksioneve të kryera për llogari të një banke private. Nuk kishte demonstruar ndonjë kompetencë në fushën ekonomike.

Më 2014 jep dorëheqjen nga Ministria e Ekonomisë, themelon lëvizjen ‘En Marche!’ dhe deklaron se dëshiron të kandidojë në zgjedhje. I mbështetur nga i gjithë shtypi francez, gazetat, radiot, televizionet, opinionistët, think tank e i konsideruar si fëmija mrekulli i politikës.

Image

Me rivalin kryesor, François Fillon, të eliminuar për shkak të hetimeve nga drejtësia për përfshirje në Penelopegate, hyn në zgjedhje si jofavorit dhe fiton. Të gjithë ata që humbën, nga e majta në të djathtë, jepin menjëherë sinjale se do të votojnë për Macron në balotazh. Edhe bursat janë entuziaste, arrijnë majat më 2015. Është ai kandidati që duan të gjithë në drejtim, nga Hollande te vetë Fillon.

Mbështetja nga Obama

Macron thotë që nuk është as i majtë e as i djathtë. Pohon që nuk ekziston një kulturë franceze, por një kulturë në Francë. Nuk ka një program të qartë politik, por është europeist i bindur, mbështetës i flaktë i euros e i globalizimit, pro imigracionit. Emmanuel Macron përkrah gjithçka që financa globaliste është duke iu imponuar me forcë qeverive dhe popujve perëndimorë.

Pak ditë para zgjedhjeve e merr në telefon vetë Barack Obama, i cili i uron fitoren. E kush i tha Obamës t’i telefononte Macronit për t’i shprehur përkrahjen?

Image

Kush janë padronët e Macronit?

Emmanuel Macron është një njeri në shërbim të financës së lartë. Është një krijesë e Rothschild. Një politikan i ri, telezhenik, një lider jolider, i krijuar për të tërhequr Francën drejt një të ardhmeje hiperkapitaliste e globaliste. Emmanuel Macron është thjesht një pedal i Rendit të Ri Botëror.

Ngjitja e tij u mundësua falë bashkëpunimit midis pushtetit financiare dhe informacionit, falë veprimit të përbashkët midis propagandës  e manipulimit të masave, falë injektimit të frikës në çdo individ dhe mpirjes së ndërgjegjes.

Image

Warburg dhe Rendi i Ri Botëror

‘Do të kemi një qeveri botërore, na pëlqen apo jo. Pyetja e vetme që shtrohet është nëse kjo qeveri botërore do të vendoset me ndërgjegje apo me forcë’.

James Warburg, bankier, para Senatit të SHBA, 17 shkurt 1950

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli16/07/2019 08:25

Sepse aq di, o fare!

fardreqi15/07/2019 22:50

Pse me ngjason me Lulzim Bashen mua ngjitja vertikalisht ne karriere e Makronit?

Shto koment

Denonco