‘Kolegji nuk rrëzoi Presidentin’/ Kryemadhi e bindur: Zgjedhjet do të mbahen më 13 tetor

‘Kolegji nuk rrëzoi Presidentin’/ Kryemadhi e bindur: Zgjedhjet do të mbahen më 13 tetor

21:26, 15/07/2019
A+ Aa A-

Nga studio e Report Tv, kryetarja e LSI-së, Monika Kryamadhi tha se zgjedhjet do të mbahen në 13 tetor  sipas dekretit të presidentit.

"Zgjedhjet sipas dekretit të presidentit janë më 13 tetor dhe nuk ishin më 30 qershor. Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë vetëm kërkesën e Idejet Beqirit dhe jo dekretin e presidentit. Si PD dhe opozita jemi për çështjen e standardeve. A është 13 tetori a 24 tetori është diçka që duhet ta diskutojmë të gjithë më presidentin e Republikës. Parlamenti sot është ilegjitim pasi kemi deputetë të zyrtarizuar nga prokuroria dhe të konfirmuar nga gazeta gjermane Bild. Sa herë e kemi diskutuat djegien e mandateve, kjo shihet si një fenomen që mund të kthehet zinxhir në rajon. Një nga lobistët më të mëdhenj për djegien e mandateve është Vucic. Ai ka thënë se nëse do njihet në Shqipëri do vijojë edhe në vendet e tjera të rajonit", deklaroi Kryemadhi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco