Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Rritja e çmimit të naftës/ Bozdo në Syri TV: goditje e rëndë për ekonominë e vendit, ul vendet e punës

Rritja e çmimit të naftës/ Bozdo në Syri TV: goditje e rëndë për ekonominë e vendit, ul vendet e punës

16:19, 15/07/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Bledian Koka, ish zv/ministri i Ekonomisë Eno Bozdo ka komentuar nismën e qeverisë për rritjen e çmimit të karburanteve.

Sipas tij, çdo rritje e çmimit do të dëmtonte konsumatorin dhe ekonominë e vendit.

“Do të bierë konsumi dhe do të dëmtohej ekonomia. Do të dëmtoheshin edhe prodhuesit. Është një goditje e rëndë për ekonominë e vendit. Do të ulte konsumin dhe të reduktonte vendet e punës. Prej pak centësh u rrit çmimi në Francë dhe sot vendi është ende në protestë”, u shpreh Bozdo.

Sa i përket alarmit të FMN, BB për ambientin e investimeve në Shqipëri

“Ne jemi në situatë shumë shqetësuese. Për dy javë kemi 4 raporte nga 4 institucione prestigjioze,. E përbashkëta e tyre, si asnjëherë më parë, është këmbana e alarmit shumë e fortë për ekonominë e vendit. Korrupsioni, gropa e madhe që po i përgatitet vendit me PPP e famshme, flasin për një klimë të acaruar për biznesin”, deklaroi ish zv/ministri Bozdo.

Sipas tij, “Shqipëria për herë të parë në 3 kompetentë merr nota jokaluese”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco