Votimet e 30 Qershorit nuk njihen si serioze dhe aq më pak si demokratike nga Franca. Ambasadorja franceze në Tiranë, Christina Vasak ka zgjedhur festën kombëtare të Francës për të shprehur distancimin e shtetit të saj nga 30 qershori.
Duke surprizuar të ftuarit për qëndrimin e saj të hapur e të sinqertë, gjë që nuk ndodh në takime të tilla, ambasadorja franceze tha se, më 30 Qershor, qeveria zhvilloi “zgjedhje të çuditshme lokale”.
Ky qëndrim jo mbështetës për vendimin e qeverisë për të bërë zgjedhje pa opozitën është një paralajmërim indirekt se në tetor, nga Frqmca nuk mund të pritet një vendim pozitiv për çeljen e negociatave më Shqipërinë.
Diplomatja franceze foli edhe për problemin e largimit të të rinjve nga vendi.
“Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të imin. Kam vënë re që kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë situatë. Shumë të rinj nga e gjithë Europa lëvizin, por, ndryshe nga të tjerët, të rinjtë shqiptarë nuk duan të kthehen më në vendin e tyre. Kjo nuk është diçka e mirë”, u shpreh ambasadorja e Francës.
Deklarimet e ambasadores së Francës në Tiranë vijnë në 230 vjetorin e Revolucionit që predikoi “liri-barazi-vëllazëri” dhe tregojnë jo vetëm qendrimin e diplomacisë perëndimore për farsën e 30 qershorit, por edhe pamundësinë e diplomacisë së Parisit që të pranojë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, sa kohë në Tiranë do të ruhet status-quo-ja, pra, do të mbetet e njëjta qeverisje.
© SYRI.net
Shpresojme qe mos te jet presion si i Boshard...