Forcat e FNSH-së bëhen gati/ Nesër prishen disa shtëpi te 'Unaza e Re'

Forcat e FNSH-së bëhen gati/ Nesër prishen disa shtëpi te 'Unaza e Re'

21:39, 14/07/2019
A+ Aa A-

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bëhen gati për të prishur banesat nesër në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Lajmin e jep ish kryeministri Sali Berisha, i cili citon një oficer policie.

Sipas këtij të fundit, forcat e FNSH po bëhen gati që sot që nesër të prishin në orët e para të mëngjesit disa prej godinave.

"Ndal dhunës, terrorit dhe prishjes së banesave në Unazën e Re!", shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e oficerit dixhital.

"Doktor mirmbrema jam oficer policie neser do shemen ca shpia tek unaza e re, sesa jane nuk e dime sakte dhe ase vendin, vetem e dime qe po behen gati qe sonte forca e nderhyrjes se shpejte dhe do jene aty qe ne 3 te mengjesit..."

Kujtojmë se, banorët e Astirit janë në protesta të përditshme prej muajsh në mbroje të banesave dhe bizneseve të tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/07/2019 00:30

Dil o Lul dhe na nxirr të gjithëve tek Astiri, ti thyejmë qelbësirat. Mos ti lemë vetëm qytetarët tanë, sikurse i lamë tek bregu i lumit. Mos na nxirr kot tek kryeministria të dëgjojmë fjalime e të ndezim drita telefonash. Të dalim aty ku pengojmë grabitjet e Ramës, pikërisht aty ku i djeg më tepër banditit. Le ta fillojë ai dhunën, pastaj të shihet kush është më i forti.

Shto koment

Denonco