Rrokaj: Shqipërisë nuk i duhet lider autoritar, opozita e bashkuar në kauza të mëdha

Rrokaj: Shqipërisë nuk i duhet lider autoritar, opozita e bashkuar në kauza të mëdha

17:50, 14/07/2019

I ftuar në News 24, ish-deputeti i LSI dhe pedagogu i njohur Shezai Rrokaj tha se, është provuar tashmë se në Shqipëri vidhen votat.

Sipas tij, Shqipërisë nuk i duhet lider autoritar,  ndërsa shtoi se edhe në votimet e 30 qershorit, mazhoranca tregoi se nuk heq dorë nga vesi i vjedhjes.

“Situata është e tillë që kemi maxhorancë që ka kapur thuajse gjitha pushtetet. Dëshiron të kapë pushtetin e presidentit, ndërsa do të kapë edhe mediat, gjyqësorin, të gjitha pushtetet i do për vete. Kemi opozitë e cila thotë se zgjedhjet e 2017 ishin të vjedhura dhe doli se edhe më 30 qershor, vesi i maxhorancës nuk u ndal, pasi kishte më shumë vota sesa fletë kutie. Pushtetet nuk janë më legjitime. Opozita ka arritje tjetër. Opozita mund të thotë se qytetarët iu përgjigjen thirrjes së saj për të mos marrë pjesë në votime. Opozita ka fituar”,  u shpreh Rrokaj.

Profesori vlerësoi se kauzat e opozitës qëndrojnë, kurse tha se kjo opozitë duhet të bëjë edhe një paketë qeverisej, e cila të jetë ndryshe nga ajo që ofron mazhoranca sot.

“Kauza e opozitës qëndron. Zgjedhjet e 30 qershorit janë vjedhur. Reforma në drejtësi po ashtu është kapur. Ne kemi program politik. Ne si opozitë jemi të përbashkët. Në kauza të mëdha, opozita është bashkë në një vijë.

Duhet paketë e qartë për 7-8 pika themelore se çfarë mendon opozita. Ne dimë të tregojmë se jemi ndryshe nga maxhoranca. Ne duhet t’i tregojmë shqiptarëve se jemi ndryshe. Duhet ekip për të qeverisur shqiptarët. Siç ua kemi thënë shqiptarëve të vërtetat në sy, ashtu duhet edhe një paketë qeverisjeje, që ne të jemi korrent. Ne duhet t’iu themi shqiptarëve se këta njerëz nuk janë të implikuar, që qytetarët të besojnë tek ne.  Na duhet qeverisje e re dhe më e mirë, që largon politikën shqiptare nga të fortët e doganave, nga të fortët e zonave, nga policia që rrëmben, që ndan pushtetet. Nëse e bëjmë këtë, shqiptarët do thonë se këtu opozita nuk bën vetëm diagnostifikim, por edhe realizon. Ne nuk mund të identifikohemi me ata që kanë vjedhur votat”, deklaroi Rrokaj.

 Ai shton se dialogu me këtë mazhorancë nuk vlen.

“Maxhoranca u mor vetëm me opozitën. Një maxhorancë që merret me opozitën, siç shikon narcistin që sheh veten, tregon se ka dështim. Protestat duhet të vijojnë, sepse maxhoranca nuk ka bërë punën e vet. Dialogu për çfarë duhet? Çfarë dialogu duhet të bëhet? I takon opoziotës të bëjë dialogun. Dialogu që kërkon Rama nuk shërben, prandaj ne nuk ulemi dot. Dialogun duhet ta bëjë forca politike që kërkon ndryshimin”, u shpreh ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco