RRËFIMI EKSKLUZIV/ Si e falimentoi shteti i Edi Ramës biznesmenin italian për vetëm 3 muaj

RRËFIMI EKSKLUZIV/ Si e falimentoi shteti i Edi Ramës biznesmenin italian për vetëm 3 muaj

15:59, 14/07/2019
A+ Aa A-

Gjatë një konference për mediat në Romë në 11 tetor 2017 në prani të ish kryeministri Paolo Gentiloni, shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama i ftoi biznesmenët italianë të vinin dhe të investonin në Shqipëri më këto fjalë:

‘Ndërmarrjet italiane që operojnë në Shqipëri mund të jenë dëshmitarët më të mirë të arsyes se përse duhet investuar në vendin tonë. Në Shqipëri ka ende shumë hapësira dhe kostoja e punës është shumë e ulët krahasuar me atë në Itali. 

Sistemi fiskal, po e them edhe para kryeministrit, por që është shumë më i favorshëm se në Itali dhe gjithashtu ekziston avantazhi i një populli që flet italishten si një gjuhë të dytë, me të rinj që i përshtatet shumë kollaj nevojave dhe rregullave të ndërmarrjeve dhe vend në të cilin edhe këtë mund ta them para kryeministrit, nuk ekzistojnë sindikatat të cilat të mund të rebelohen e të krijojnë probleme’. 
Me shumë gjasë, duke ndjekur propagandën e qeverisë për Shqipërinë si një parajsë investimesh, një biznesmen italian i quajtur Giorgio Borin, u nis nga Verona drejt Shëngjinit për të hapur një biznes në fushën e turizmit. 

E vërtetë që Shqipëria është një vend i bekuar me bukuri dhe mundësi për të bërë biznes. Por, e gjithë përpjekja e Xhorxhos për të gjetur suksesin në Shqipëri, filloi dhe mbaroi si një ëndërr e keqe vere që zgjati plot 3 muaj stres dhe zhgënjim. Në një rrëfim për SYRI TV, Giorgio Borin ka rrëfyer të gjithë epopenë e tij për të ngritur një biznes dhe sesi vetëm pas një sezonin veror ai ngriti valixhet dhe u kthye ne Itali. 
Në 17 Qershor, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të raportin  vjetor për investimet e huaja në Shqipëri. Në një panoramë dramatike, ky raport radhit një seri problematikash me të cilat përballen bizneset e huaja në Shqipëri.

Investitorët e huaj citojnë korrupsionin, sidomos në drejtësi si problem në Shqipëri. Sipas këtij raporti investitorët e huaj e perceptojmë klimën e investimeve në Shqipëri si problematike ndërsa ligjet rregullatorë të aktivitetit të biznesit ndryshojnë shpesh, pa konsultime të vlefshme. 

Raporti i DASH flet edhe për faktin sesi investitorët kryesorë të huaj raportojnë presione për punësime specifike politike ndërsa raportimet e korrupsionit në prokurimet publike janë të zakonshme. 
Rrëfimi ekskluziv i Xhorxho Borin për SYRI TV, nuk është as më pak e as më shumë sesa konfirmimi literal i të gjithë gjetjeve të raportit të DASH në Shqipëri, dhe konfirmimi se qeveria e Rilindjes në 6 vite krijoi një klimë biznesi shkatërrimtare. 

NDIQNI RRËFIMIN E PLOTË

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/07/2019 17:16

O shqiptare! A e kuptoni se cfare monstre kemi per kryeminister? A e kuptoni se cfare djalli ia kemi dorezuar fatin e jetes tone dhe te ardhmen e femijeve tane? Kemi te bejme me nje diktator te ri qe i mburret dhe krenohet pa u skuqur jo e jo, por pa piken e turpit i deklaron publikisht kryeministrit te nje vendi lider te BE, qe ne vendin tim nuk ka sindikata qe te mbrojne te drejtat e punonjesve skllever, por ka thjesht organizata te bashkimeve profesionale (te drejtuar prej 30 vitesh nga Fiqiri Xibri, Valter Kalajaleva e te tjere shushunja te korruptuara te qeverise) qe jane leva te bindura te kryeministrit me te korruptuar te Evropes. Deklaron qe punonjesit nuk bejne dot greva dhe protesta per te drejtat e tyre, qe mund te shkelen nga skllaverpronaret e huaj, sepse i shtyp qeveria me policine e saj politike. Ky eshte Musolini i Shqiperise se NATO-s!!! Po ambasadori i Italise ne Shqiperi pse nuk protestoi per kete biznesmen italian te mashtruar nga genjeshtrat e pacipa te Rames, por thote qe Shqiperia po ecen mire drejt integrimit ne BE!!

Shto koment

Denonco